Trëndafili i Krishtlindjeve, si ta mbillni në shtëpitë tuaja

Mund të mos e keni dëgjuar më parë, por trëndafili i Krishtlindjeve është shumë i njohur në të gjithë botën.

 

Me emrin botanik “Helleborus niger”, kjo lule ka disa karakteristika të veçanta që e bëjnë një domosdoshmëri për kopshtin apo shtëpinë tuaj. Është ndër të paktat lule që çelin në muajt më të ftohtë e të errët të dimrit siç është Nëntori apo Dhjetori.

 

Trëndafili i Krishtlindjeve do të prodhojë lule të mëdha me ngjyrë të bardhë ose rozë që nga fundi i vjeshtës dhe për gjatë gjithë dimrit pavarsisht temperaturave të ftohta. Mund të rritet deri në 30-40 cm dhe ka gjethe të mëdha jeshile dhe kurora e çdo lule mund të variojë nga 5 deri në 10 cm. Megjithëse janë shumë të thkjeshta për t’u mbjellë dhe për t’u kujdesur në mënyrë që të lulëzojnë sa më gjatë ndiqni disa këshilla nga AgroWeb.org.

 

Kujdesi dhe mbjellja

Trëndafilin e Krishtlindjeve është mrië që ta mbillni në një zonë ku ka pjesërisht hije dhe diell. Pra idealja do të ishtë poshtë ose afër ndonjë peme jo shumë të dendur. Kështu do të mund të marrin diell gjatë dimrit, por dhe të ruajnë lagështinë e dheut të cilin e kanë shumë të nevojshëm. Dheu duhet të jetë i fertilizuar dhe i pasur me pleh kafshësh apo gjethesh të tjera në mënyrë që bima të marrë ushqyersit e duhur.

 

Nëse i mbillni në kopësht vendosini të paktën 30 cm larg njëra tjetrës në mënyrë që të kenë mundësi të rriten. Ndërsa nëse i mbillni ne vazo, ndërrojini ato sipas rritjes së bimës siç bëni zakonisht me zëvëndësimin e luleve nga vazot e vjetra. Me mbjelljen e tyre filloni në pranverë dhe gjatë dimrit do të shikoni lulëzimet e para të kësaj lule shumë të veçantë.

 

Mbjellja nga fara

Nëse zgjidhni t’i mbillni këto lule nga rrënja, atëherë do ju duhen 3-4 vite që të mund të shikoni frytet e para të saj. Kjo për shkak se që lulja të çelë duhet të arrijë një lartësi dhe rritje të caktuar. Farat mbillini fillimisht në një vazo në stinën e vjeshtës dhe lërini në një ambient të hapur deri në Krishtlindjen e parë, pra deri në mës të Dhjetorit. Në këtë mënyrë fara do fillojë të mësohet me të ftohtin.

 

Më pas vazot lërini në një ambient të mbyllur në mënyrë që ato të mbijnë menjëherë, por nëse vazhdoni t’i lini jashtë ato do të mbijnë në fund të dimrit. Mbillini më pas direkt në dhe duke i mbuluar farat me pleh siç shpejguam më sipër në mënyrë që të mos preken nga ngricat. Kur të jenë rritur deri në 5 cm mund t’i zhvendosni përsëri nëse dëshironi dhe të kujdeseni për to pa i lëvizur më pasi kësaj lule i duhet pak kohë për tu rritur dhe për të forcuar rrënjët.

 

Mbjellja nga rrënja

Mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për t’i mbjellur këto lule është t;i mbillni direkt nga rrënja ose nga lulja. Veproni njësoj me dheun duke e pasuruar atë me pleh, alkalinë dhe minerale të tjera dhe rrënjët e bimës mbillini thellë në tokë. Pjesa ku fillon kërcelli i kësaj lule duhet të jetë 2 cm nën tokë dhe sipër mbulojeni me një pirg dheu të ngritur. Hiqini gjethet e vjetra çdo pranverë dhe udhqejeni me pleh të tretshëm në ujë./AgroWeb

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...