“Home Alone”/ Zbulohet shkaku pse familja e braktisi Kevinin pak para pushimeve! Postimi në TikTok që “shokoi” fansat

Në këtë periudhë përpara Krishtlindjeve, vëmendja e kinematografisë dhe e publikut rikthehet tek filmat e vjetër, pikërisht me këtë tematikë.

 

Mes tyre është dhe një prej filmave më të preferuar për publikun “I vetëm në shtëpi” (Home alone) me Kevin i cili “braktiset” nga familja e tij që u lërguan me pushime nga Chicago drejt Parisit.

 

Fansat e këtij filmi pretendojnë se kanë zbuluar arsyen e vërtetë se pse familja e la Kevinin prapa.

 

Një person ka publikuar në TikTok një fragment nga filmi, ku ka treguar se babai i Kevinit, Peter ishte arsyeja e vërtetë që e lanë prapa vogëlushin në shtëpi.

 

Peter, i cili interpretohet nga aktori John Heard, po mblidhte disa mbeturina dhe për t’i hedhur më pas në kosh.

 

E mes mbeturinave ishte dhe bileta e avionit të Kevinit. Në postimin e tij, fansi shkruan: Kam shumë vite që e ndjek “I vetëm në shtëpi” dhe nuk e dija që babai i Kevinit hodhi në kosh biletën e tij.

 

Ky postim ka marrë dhjetra mijëra komente nga fansat, të cilët thonë të njëjtën gjë. Por pavarësisht këtyre postimeve, nuk ka asnjë reagim nga prodhuesit e filmit.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...