Me të qeshur e me lezet, Arbana i hodhi një ‘kunj’ të fortë Alketa Vjesiut mbrëmë

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e parë e “Festivalit të Këngës” në RTSH, edicioni 61, që këtë vit është në drejtimin e Arbana Osmanit.

 

Një nga detajet kryesore që ra në sy ishte veshja e moderatores, e cila ngjante shumë elegante me një fustan rozë, geta dhe këpucë të larta në po të njëjtën ngjyrë.

 

Por shumë shpejt kanë nisur krahasimet me veshjen që Alketa kishte dy vite më parë, e cila gjithashtu ishte veshur e gjitha me rozë. Ndoshta kjo ngjyrë është me fat për të dyja moderatoret!

 

Ndërkohë gjatë spektaklit, kur skenës iu bashkua dhe aktorja Olta Daku, Arbana nuk i ka kursyer dy batuta për Alketën.

 

“Po kërkoja një balerinë dhe sinqerisht nuk gjeta asnjë. Isha bërë gati për performancën time por dhe balerinët i paske zhdukur. Pra këtu vetëm u këndoka. Se ngaqë tek Alketa është “full” me balerinë…”, i tha Olta.

 

“Po mund të shkosh tek Alketa…”, ia ktheu Arbana duke qeshur dhe shtoi: “Këtë vit kemi menduar t’i japim këngës prioritet, mos të ketë performanca baleti, efekte vizuale”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...