E PAPRITUR PËR KAMPIONËT E BOTËS, ANULOHET FESTA E ARGJENTINËS NË SHESH ME TIFOZËT, ARSYEJA

Festa e Argjentinës për fitimin e Kupës së Botës nuk do të zhvillohet.

 

Shkak për këtë vendim është bërë numri i madh i personave të mbledhur në qytete të ndryshme, çka ka bërë që të jetë e pamundur për autobusin që të depërtojë.

 

Pak orë më parë raportohej për 5 milionë njerëz të mbledhur në Buenos Airos për të pritur heronjt e tyre, shifër kjo e jashtëzakonshme. Lajm i anulimit të festës ka ardhur nga Presidenti i federatës Argjentinase, Tapia.

 

“Nuk na lejojnë që të mbërrijmë të përshëndetim të gjithë njerëzit që janë te Obelisku, të njëjtat organizata të sigurisë që na shoqëronin, tani nuk na lejojnë të avancojmë.

 

Ju kërkoj ndjesë edhe në emër të të gjithë lojtarëve kampionë. Keqardhje”, shkruante Tapia.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...