STARTUP-et DHE “ZHURMA” QË BËHET PËR SHKODRËN

RTSH Shkodra merr informacion zyrtar për përfituesit në Qarkun Shkodër.

 

Projektet për Shkodrën, e në mënyrë të veçantë ato tek të cilat u përfshi Qarku i Shkodrës kanë qenë në fokus të diskutimeve gjatë ditëve të fundit qoftë në media apo edhe në rrjetet sociale.

 

Një risi që nisi gjatë këtij viti nga Ministria e Sipërmarrjes, Ministri kjo e drejtuar nga një shkodrane, përveçse solli një lum aplikimesh nga e gjithë Shqipëria, krijoi edhe një mundësi të mirë për të gjithë që të zhvillojnë biznesin e tyre me ide inovatore që i shërbejnë komuniteteve.

 

Pa dashur të përfshihet në një debat me opinionin publik apo edhe me gjërë, në rrugë zyrtare, RTSH Shkodra, ka kërkuar informacion pranë Ministrisë së Sipërmarrjes për aplikantët por edhe përfituesit e granteve për Start-upet të qarkut Shkodër

Në komunikimin zyrtar, Ministria e Sipërmarrjes bën me dije:

‘Nga qarku Shkodër ka 2 përfitues, përkatësisht 1 në Bashkinë Shkodër dhe një në Bashkinë Vau Dejës. Numri i aplikantëve në kategorinë Startup është 498, ku fitues janë shpallur 29 startup-e.

 

Përqindja e qarkut Shkodër ndaj totalit të përfituesve eshte 6.9%. Mbetemi ne dispozicion tuaj nese do ju nevojiten informacione te metejshme dhe ju falenderojme per promovimin e kesaj iniciative qe ndodh per here te pare ne Shqiperi’- thuhet në përgjigjen zyrtare.

 

Siç mund të kuptohet edhe nga komunikimi zyrtar, Shkodra zë një % të vogël krahasimisht me numrin total të aplikimeve, ndërkohë që idetë inovatore janë kthyer tashmë një mundësi reale për të gjithë që ashtu si në vende të tjera të Europës dhe botës edhe Shkodra të ketë inovacion dhe risi në teknologji.

 

Të dy përfituesit e qarkut Shkodër janë të njohur për zonën pasi me punën e tyre kanë promovuar qarkun dhe krijuar mundësi punësimi.

 

Nuk dihet qëllimi i sulmit ndaj këtyre projekteve fituese të qarkut Shkodër duke qënë se janë vetëm dy, por ne si RTSH Shkodra urojmë që në vijim të ketë akoma më shumë aplikues dhe fitues që dëshmojnë që duan të investojnë në fushën digjitale dhe teknologjike për qarkun tonë.

Burimi: RTSHShkodra

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME