PËRMBYTJET, BANORI: I THASHË DJALIT TË EMIGROJË

Ky është Nikolin Çukaj, një prej banorëve të përmbytur në Obot të Anës së Malit.

 

Pemët dekorative por edhe të mbjella të tjera po shkojnë dëm edhe pse është vetëm dita e tretë e rikthimit të përmbytjeve në zonën e NënShkodrës. Harta e përmbytjes është zgjeruar në mbi 2600 hektarë. Nikolini tregon se dëmi i shkaktuar deri më tani është mbi 30 milion lekë të vjetër.

 

Djali i Nikolin Çukaj është 29 vjeç dhe është munduar të investojë në bujqësi por me përmbytjet që përsëriten çdo vit pa marrë asnjë dëmshpërblim, e vetmja rrugë i mbetet emigrimi.

 

Banorët e tjerë të Obotit shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë ndërsa edhe ata kanë dëme të mëdha në toka.

 

Rruga e Obotit aktualisht ka 1.5 metër ujë dhe kalohet vetëm me mjetet e ushtrisë.

Në bashkinë Shkodër në total janë 130 banesa që kanë prezencë të lartë uji në oborre dhe tokat me të mbjella, 100 prej të cilave në Obot. Po ashtu rruga Darragjat-Shirq në njësinë Dajç është e pakalueshme ndërsa toka të përmbytura ka edhe në Bërdicë dhe Velipojë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...