“Të Eduartit apo të koncertit”, Ndjekësja ironizon Arbana Osmanin, moderatorja i kthehet ‘dhëmbë për dhëmbë’

Moderatorja Arbana Osmani do të drejtojë këtë vit, Festivalin e Këngës.

 

Ajo ka lajmëruar të gjithë ndjekësit se tashmë biletat për të parë festivalin kanë dalë në shitje për të katërta netët.

 

Ndërkohë nga ana tjetër shpesh e kemi parë që promovon edhe projektet e partnerit të saj Eduart Grishaj.

 

Për këtë arsye një nga komentueset në rrjetet sociale, në postimin e moderatores i ka qarë hallin, duke thënë se përveç biletave të Festivalit duhet të shesë edhe biletat për filmat e partnerit të saj.

 

Por nga ana tjetër, moderatorja nuk ia ka përtuar aspak ndjekëses, duke i shkruar se do t’i bëjë të dyja, edhe për festivalin edhe për projektet e partnerit të saj.

 

“Eh moj Arbanë ça halli t’ka gjet moj motër, a të shesësh biletat e Eduartit apo biletat e koncertit”, shkruan komentuesja. “Të gjitha”, i kundërpërgjigjet moderatorja.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...