Plas sherri në një familje: Vjehrra s’e lë nusen të gatuaj në shporet të rrymës, e dëbon nga shtëpia

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë,

 

të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. Për një rast të tillë që ka ndodhur në fshatin Guriq të Malishevës, është vënë në dijeni edhe Prokuroria, raporton Gazeta Sinjali.

 

Si në shumë konflikte tjera, në këtë rast janë përfshirë vjehrra dhe nusja të cilat jetojnë në një shtëpi të përbashkët.

 

Sinjali mëson se motivi për zënkën mes tyre është banal, pasi që mollë sherri është bërë përgatitja e ushqimit në shportin e rrymës.

 

Bazuar në dëshminë e nuses, vjehrra e saj nuk e kishte lejuar atë që të përgatis bukën në shporetin e rrymës, duke i thënë që ta përdor shporetin i cili ndizet me dru.

 

Sipas saj, ani pse ajo tentoi të përgatis ushqimin në shportin me dru, sërish u pengua nga vjehrra e saj dhe më pas situata kishte eskaluar në ofendime e fyerje mes njëra-tjetrës.

 

Vjehrra e nxehur me nusen dyshohet se e ka sulmuar atë duke e kapur për krahu dhe duke e dëbuar nga shtëpia bashkë me fëmijët e saj.

 

Në zënkën mes tyre ishte përfshirë është burri i nuses i cili ndodhet jashtë shtetit dhe i njëjti me një mesazh në telefon i kishte kërkuar bashkëshortes së tij që fëmijët t’i dërgojë në shtëpinë e përbashkët, ndërsa ajo të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë e prindërve. Në të kundërtën, sipas tij do të përkeqësohet situata.

 

Pasi nusja denoncoi rastin në Polici, vjehrra është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka mohuar të ketë sulmuar nusen e saj.

 

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

“Vëllai i Madh” fut qenin e Oltës brenda në shtëpi, ai i sulet Luizit

Vëllai i Madh informoi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri se përgjatë ditës do të futen disa personazhe, por se konkurrentët nuk...

Nuk ia përton, Kiara ”ia përplas” në fytyrë Oltës: Je fallco…

Janë të shumtë ndjekësit që mendojnë se Kiara Tito është akoma brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” falë Luizit.   Romanca me këngëtarin e ka vendosur...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME