Shkon në Athinë të blejë mish, shqiptari shokohet kur sheh se kushton vetëm 6 euro/kg

Çmimet në Shqipëri vijojnë të jenë tepër të larta e askush nga qeveria nuk merr asnjë masë. Do thoni ju, çfarë masash mund të marrë qeveria kur jemi në kushtet e një tregu të kërkesës dhe ofertës?

 

E thjeshtë, njëra nga masat mund të jetë ulja e TVSH-se për ushqimet, një premtim i pambajtur ky i qeverisë Rama. Kjo ka bërë që shumë shqiptarë të mendohen dy herë për të blerë ushqimet bazë.

 

Madje shumë prej tyre tashmë kanë filluar të ulin konsumin e bulmetit dhe mishit për shkak të rritjes së lartë të çmimeve. Por a janë çmimet po aq të larta sa tek ne, edhe në vendet fqinje?

 

Një shqiptar ka shkuar në Athinë dhe ka mbetur pa fjalë kur ka parë se 1 kilogram mish kushtonte 6 euro, ose rreth 7 mijë lekë të vjetra me kursin e sotëm.

 

Ai ka marrë në konsideratë gjithashtu edhe pagesën ditore mesatare të një punëtori në Shqipëri dhe e ka krahasuar me atë të një punëtori në Greqi. Pavarësisht se në Greqi paga është dukshëm më e lartë, përsëri mishi kushton shumë më lirë.

 

Në vijim mesazhi i qytetarit:
Përshëndetje Joq, jam ketu ne Athine, dua te them dicka ne lidhje me cmimet ne kete fundvit, paga DITORE ketu ne Athine 50 € per nje puntor, kg i mishit 6 €… Ne SHQIPERI paga DITORE 15 mij lek te vjetra kg i mishit 12 mij lek te vjetra. Flm.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME