Ka 9 fëmijë, por i moshuari do e kalojë vetëm me gruan Vitin e Ri! Gjebrea: Do i shërbëj unë pulave, por të lutem shko e festoje diku ku ka drita

Në rubikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ka qenë Marjana e cila ka ftuar prindërit e saj nga fshati Kushovë i Gramshit.

 

Ajo i kërkon prindërve që të mos jetojnë më në atë fshat të shkretë ku jetojnë vetëm 4 persona. Por babai i tij tregohet kokëfortë sepse edhe pse ka 9 fëmijë ai preferon që të jetojnë në fshatin ku ka lindur dhe të mos shkojë tek asnjë nga fëmijët.

 

Moderatori Ardit Gjebrea, i ka kërkuar të paktën që të festojë Vitin e Ri me fëmijët dhe të mos rrijë vetëm me bashkëshorten në fshat, por Qazimi ka qenë tepër i vështirë për t’u bindur.

 

Ardit Gjebrea: Unë kuptoj zotnillëkun tuaj, kuptoj mirësinë tuaj, e njej shpirtin tuaj ashtu siç kokëfortësinë tuaj e cila nuk di nga buron se më fal që po ta them nuk ka një lidhje logjike me çfarë ne pamë, çfarë ka treguar vajza juaj, dhe çfarë dimë akoma më shumë për atë vend sepse nuk është se kemi ardhur pa informacion në këtë program dhe që unë të shprehem në këtë mënyrë.

 

Ndaj e gjithë logjika të çon tek familja, tek fëmijët, të paktën Vitin e Ri të shkosh ta bësh me ta, nuk më bën sens që të kalosh Vitin e Ri vetëm në shtëpi. Të paktën fillo na premto këtë të shkosh diku ku ka drita, por do shikosh një program të Tv Klan për Vitin e Ri.

 

Qazimi: E ndjek. Ardit Gjebrea: (Qesh) Me këtë rast shfrytëzova dhe rastin, por përtej shakasë… Qazimi: Nuk ka natë dhe orë që të mos e ndjekim Klanin, unë atje e mbaj televizorin tek Klani.

 

Ardit Gjebrea: Unë do ta mbyll me një shprehje: Qazim t’i meriton të jetosh më mirë. Qazimi: Nuk e lë dot atdhenë, se nuk është ndonjë vend i thyer shumë, vetëm se s’ka rrugë dhe një urë, kjo është.

 

Ardit Gjebrea: Dhe mos mendo se do bëhet ndonjëherë ajo ura për ty. Qazimi: Kurrë mos u bëftë. Ardit Gjebrea: Po dhe ti nuk je njësoj si 5 vite më parë, as ti as Sabira. Jeta vazhdon, por duhet të vazhdojmë dhe ne. Do ta mendojmë?

 

Qazimi: Është e vështirë. Ardit Gjebrea: Që është e vështirë e kam kuptuar që në fillim. Qazimi: Është e vështirë dhe nuk ta jap llafin se…

 

Ardit Gjebrea: Se duhet ta mbash pastaj dhe mua kjo gjë më pëlqen. Qazimi: Se dal gënjeshtar pastaj dhe nuk dua të dal gënjeshtar.

 

Ardit Gjebrea: Të lutem, më jep fjalën që Vitin e Ri, këtë vit nuk do rrish atje, por do shkosh pranë fëmijëve. Zgjidh t’i ku do shkosh, por ta bësh me fëmijët, jo vetëm me nusen.

 

Qazimi: Të dy jo, vetëm njëri do ikë. Ardit Gjebrea: Po ku do ikësh t’i pa nusen? Do ta lesh Sabrien në shtëpi?Qazimi: O do ikë gruaja, o do iki unë, të dy jo, shtëpinë s’mund ta lëmë dot vetëm.

 

Ardit Gjebrea: Pse, do ju vjedhin pasuritë? Qazimi: Jo mo se vjedhin pasuritë, po kemi dhe pula, do u shërbejmë dhe pulave.

 

Ardit Gjebrea: Aman mo se po shkoj t’i shërbej unë pulave vetëm ti shko me nusen atje e me fëmijët.Qazimi: (Qesh) Jo… Nuk ta jap dot llafin se dal gënjeshtar.

 

Ardit Gjebrea: Ore të paktën natën e Vitit të Ri, pulat një ditë do durojnë, lëri ushqimin, se tashi dhe marrin vesh, nuk është se nuk marrin vesh.

 

Në fund të emisionit, Qazimi ra dakort që vetëm natën e Vitit të Ri, ta festojë me fëmijët në Tiranë dhe Elbasan, por jo jashtë shtetit, dhe të nesërmen të kthehet sërish tek shtëpia e tij.

“Është një mashtrues i rëndomtë”, Meta shpërthen keq ndaj Bashës: I shërben Ramës dhe shpërblehet nga ai

Kryetari i Partisë së Lirisë ka deklaruar se dorëheqja e deputetit demokrat Lulzim Basha, nuk ekziston në Gjykatë.   Meta u pyet në lidhje me rolin...

I biri flirton me nënën e tre vajzave në BBV2? Alket Islami “vë duart në kokë”!

Një tjetër pikë diskutimi sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte pëlqimi i mundshëm që Diola dhe Xhonatan kanë ndaj njëri-tjetrit.   Ata janë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Surprizon Balina Bodinaku: Olta Gixharin e shoh fituese të Big Brother VIP

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku, ishte sot...

Ky eshte bashkeshorti i Diola Dostit mjeku i i njohur Kosovar. Foto

Diola Dosti është nutricionistja e njohur shqiptare, që u...