SPAK “futet” te kasaforta e biznesmenit të njohur! Çfarë gjeti?

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet për pasurinë e të arrestuarve si porositës dhe organizatorë të trafikut të 430 kilogramëve kokainë nga Kolumbia dhe ka nisur shkresa pranë institucioneve të regjistrimit të pasurive të luajtshme dhe paluajtshme.

 

Pas përmbylljes së fazës së parë të hetimeve për rastin e trafikut ku vuri në pranga Nikolin Gjolenën si financier dhe 9 persona të tjerë, tashmë kërkon të gjurmojë pasuritë që mund të kenë në emrin e tyre dhe të familjarëve, për të parë nëse justifikohen me burime të ligjshme.

 

Pas administrimit të përgjigjeve, SPAK do të konkludojë për ligjshmërinë e tyre. Hetimet 3 mujore treguan se si grupi kishte kontakte të vazhdueshme me bashkëpunëtor në Kolumbi me të cilët organizuan rastin e trafikut dhe dyshimet e ngritura nga bisedat e përgjuara, janë se ky nuk ishte rasti i parë, sipas Klan.

 

Kokaina ishte përzier me pleh organik dhe do të ndahej nga dy kimistë kolumbiane në Frakull të Fierit. Njëri prej tyre është vërtetuar se ka hyrë në Shqipëri.

Shqiptari “hero” në Greqi, shpëton fëmijën 1-vjeç që ishte bllokuar në banesë nga flakët

Dionisis Abdiaj, një 22-vjeçar shqiptar është bërë hero pasi ka shpëtuar një fëmijë 1-vjeçar, i cili ndodhej në një banesë në Greqi që ishte...

Ndahet nga jeta kryetari i parë i Partisë Demokratike

Është ndarë nga jeta ditën e sotme Tomor Golemit, kryetari i parë i bashkisë së Durrësit pas rënies së komunizmit.   Në lidhje me këtë lajm...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME