Përmbytje dhe stuhi ne gjithe vendin, IGJEUM jep alarmin: Pritet fryrje e lumenjve Drin, Buna, Shkumbin dhe

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë. Sipas IGJEUM gjatë fundit të ditës së sotme dhe gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje me intensitet të lartë,

 

të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Në fund të ditës së nesërme reshjet intensive pritet të shtrihen në të gjithë territorin.

 

Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

 

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve,

 

ndërkohë, pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna, Shkumbin dhe Vjosë. Por në të gjitha qarqet reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata.

 

Temperaturat do të variojnë; në bregdet: 15 / 19 °C; në vendet e ulëta: 13 / 18 °C; ndërsa në vendet malore: 9 / 14 °C. Sa i përket erës, pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Zbulohet e vërteta/ Ish-banori Big Brother VIP flet për sëmundjen e rrallë të Luiz Ejllit

Historia e sëmundjes së rrallë të Luiz Ejllit ka...

Kiara i vë “kusht” Luizit: ‘S’të puth më po s’fitove’! Kthehemi sërish tek 24 dhjetori

Nis “Sfida e rezistencës”. Banorët u pozicionuan në vendin...

Sula njeriu model kerkon grua pasi i ka vdekur bashkeshortja. E kam shtepin …

Një tjetër prezantim është shfaqur ditën e sotme në...