“I rashë dhjetës kur Shqipëria qante nga emigracioni” Gjeto e Marko Luca në një rrëfim të veçantë

Babë e bir, Gjeto dhe Marko Luca të dy këngëtarë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora folën rreth projekteve të tyre muzikore si dhe rrugëtimit të tyre të përbashkët.

 

Marko tregoni se projekti që realizoi me të atin “3000 Vjet”, projekt që u pëlqye shumë ishte “shumë spontan, diçka e shpejtë dhe e bukur si dhe nga publiku u prit mirë”.

 

Gjeto ka një karrierë të gjatë muzikore. Ai tregon se falë punës dhe përkushtimit të tij ia ka arritur të jetë shumë i kërkuar në tregun muzikor.

 

Gjeto Luca: Unë i kam rënë dhjetës pa e menduar. Me një këngë kurbeti kur krejt Shqipëria qante nga emigracioni. Ishte kënga më e kërkuar. Shpërtheva direkt. Çdo vit dilnin këngë. Tani 1, 2 a 3 këngë në vit i bëj. Tani është më e vështirë por ke më shumë mundësi. Marko i ka mundësitë ka dhe anën financiare. Dikur kemi marrë borxhe për të bërë një këngë.

 

Ka pasur momente kur dhe janë emocionuar nga interpretimi i tij.

 

Gjeto Luca: Emocioni më i madh ka qenë kur ka kënduar në kanto dhe mori provimin më kanë shkuar lotët dhe mua dhe nënës së tij. Është një emocioni madh sepse këndon pa mikrofon dhe duhet ta hapësh gojën sa një çorap. Marko ka lindur për muzikë. Ky nuk duhet me fjet gjumë nja 5 vjet pastaj nuk ka nevojë për babën as për askënd në botë.

 

 

Si një prind i përkushtuar Gjeto nuk nguron të udhëzojë Markon në rrugëtimin e tij. Gjithashtu tregon se për djalin e tij situata është shumë më ndryshe ngase ishte për të.

 

Gjeto Luca: Ky qejfin do ta ketë se kështu e ka puna jonë. Unë qohesha prej gjumi dhe shkoja në një studio në Lezhë që ishte si ti bëje këngët në qyp. Këta kanë lindur në ditë të bukura dhe ti me ta. Unë ja kam pas sjellë shpirtin në majë të hundës një mikut tim i shkoja pa radhë. Kur bëra këngën e kurbetit duhej se sbën me dalë me këngë të tjera. Unë nuk e kam të vështirë me nejt në treg se e di çfarë do Marko.

 

Njëri nga djemtë e tij jeton jashtë shteti por Gjeto thotë se nuk e dëshironte një gjë të tillë.

 

Gjeto Luca: Unë nuk dua të largohen asnjëherë. Më kanë ofruar që të rri. Nuk kam qenë asnjëherë dakord. Por kur rriten fëmijët i ke shkolluar dhe janë të zotët e vetes nuk mund t’ju thuash më mos shko se janë të aftë të zgjedhin vetë. Amadeos po ti thoja shko nëse nuk i ec ishte pengu im po ti thoja rri dhe nuk do ti ecte do të ishte pengu im. Nuk është mirë ta lësh Shqipërinë. Lezha është qytet i mirë për të jetuar por janë zgjedhjet e tyre. Marko nuk mundet me lëviz shpejt pasi duhet të punojë pak nëse do të zgjedhë zanatin tim.

 

Ai thotë se është gjynah të lësh një vend të tillë si Shqipëria.

 

Gjeto Luca: Rinia e ishullit Lezhë u boshatis iku. Në Shqipëri është futur një frymë që nuk i bën dot 8 orë punë, jashtë i bën dhe 16. Këtu nuk të mbështet politika ndaj ikin. Më iku djali 1 metër e 90 i palestrar dhe e shoqja e shkolluar. Nuk ka rini më të bukur në botë se rinia shqiptare, nuk sheh kund njerëz më të formuar është gjynah. Këtu presin të gjithë prej prindërve. Çfarë do të bëjnë prindërit a do ët gëzojmë ndonjëherë.

 

Së shpejti babë e bir do të vijnë me një bashkëpunim të ri që me shumë mundësi do të ketë një sukses të menjëhershëm.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Zbulohet e vërteta/ Ish-banori Big Brother VIP flet për sëmundjen e rrallë të Luiz Ejllit

Historia e sëmundjes së rrallë të Luiz Ejllit ka...

Kiara i vë “kusht” Luizit: ‘S’të puth më po s’fitove’! Kthehemi sërish tek 24 dhjetori

Nis “Sfida e rezistencës”. Banorët u pozicionuan në vendin...

Sula njeriu model kerkon grua pasi i ka vdekur bashkeshortja. E kam shtepin …

Një tjetër prezantim është shfaqur ditën e sotme në...