“Punët që bëjnë gratë për 6 orë, unë i bëj për 1 orë. Fshij shtëpinë, i bëj mëngjesin çunit, bëj drekën”

Alfred Çako ishte një nga të ftuarit e kësaj jave në rubrikën ‘Trotuar’ në emisionin ‘E Diell’ në Top Çhannel.

 

Ai ka habitur të gjithë të ftuarit e panelit në këtë emision, teksa ka bërë deklaratën e çuditshme se punët e shtëpisë që gratë i bëjnë për gjashtë orë, ai i bën për një orë.

 

Duke folur për temën ‘Të rikthehesh te prindërit, kënaqësi apo bezdisje’, Cako foli për periudhën kur ka nisur punë, ndërsa tregoi eksperiençmcën e tij personale në familje dhe punët e shtëpisë që bën.

 

“Unë personalisht kam filluar punë me tre turne në minierë kur isha 17 vjeç për shkak të kushteve dhe e kam filluar punën duke ngarkuar nga 13 vagona në ditë, me mineral brenda në thellësi të mëdha.

 

Dhe këto punët e vogla që thoni ju, hekurosje e kështu, kur ikën ndonjëherë nusja në Korçë dhe unë rri me djalin, ai i thotë që jam më mirë dhe më komod me babin.

 

Kur ikin ato, unë e mbaj shtëpinë dritë. E di si më duken mua këto punët e shtëpisë që bëjnë gratë? Ato që i bëni këto për 6 orë, unë i bëj për një orë të gjitha.

 

Fshij shtëpinë, i bëj mëngjesin çunit, bëj drekën” – tha Alfred Çako në rubrikën ‘Trotuar’ në emisionin ‘E Diell’, duke marrë edhe kundërshtinë e grave të tjera në panel.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...