Kapen keq Dalina Duzi dhe Jerina Lala: Nuk e çaj kokën unë për atë që the ti…

Mbrëmjen e djeshme në puntatën e rradhës të programit “Goca dhe Gra” ka ndodhur një përplasje mes Dalina Buzit dhe Jerina Lalës.

 

Shkak për këtë debat është bërë pjesëmarrja e Dalinës në jurinë e “Dancing With The Stars”.

 

Sipas Jerinës, ajo nuk gjykon drejt dhe çdo koment e vlerësim e bën vetëm për show. Në këtë pikë, vetë Dalina nuk e ka mohuar diçka të tillë duke u shprehur se është vetë ekrani dhe televizioni që e kërkojnë diçka të tillë.

 

“Unë nuk e çaj kokën për atë që the. Nëse e njeh televizionin, nëse është ashtu siç thua ti, ka mbaruar spektakli. Ore, ka vd ekur show po të të them unë ty që je shumë mirë”, është shprehur Dalina.

 

“Por a po e bën për show? Atëherë je e padrejtë me njerëzit sepse po bën show. Pra i ftojmë njerzit që të votojnë për show-n e Dalinës”, ka qenë përgjigja e Jerinës.

 

Më tej Dalina ka vazhduar sqarimin e saj mbi këtë temë duke u shprehur se është pjesë e një jurie spektakli dhe jo e “Bolshoi Theatre”.

 

“O goce është pjesë e show-t moj. Pse mua më intereson të bëj debat për ndasitë e kalamajve? Unë jam pjesë e një spektakli, jam pjesë e një televizioni. Nuk është juri për “Bolshoi Theatre”. Në “Bolshoi Theatre” nuk do isha as unë, as Mandi ndoshta e as Julka”, përfundoi ajo.

Mesa duket pikëpamja e të dyja vajzave, jo vetëm rreth gjykimit në DWTS, por e botës së ekranit në përgjithësi, qenka shumë e ndryshme dhe kjo bëri që debati të agravonte.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...