Gert Shehu që goditi me grusht Berishën “shok” me Shkëlzenin, shkonin në të njëjtën xhami…. (nëse do ndjekim logjikën e Berishëve)

Në PD, kanë nxjerrë versione të ndryshme për goditjen e Sali Berishës nga Gert Shehu.

 

Një prej tyre, e thënë nga Flamur Noka, është se sulmi u përgatit në xhaminë tek “Ura e Tabakëve”.

 

Noka tha se urdhëri për goditjen e Berishës, është dhënë pikërisht në atë xhami, ku Gert Shehu ishte frekuentues.

 

Portali i familjes Berisha shkoi edhe më tej, duke thënë se në këtë xhami shkon edhe djali i Mustafa Nanos, me të cilin, sipas tyre, Gert Shehu është shok.

 

Por nëse ecim me logjikën e tyre, Gert Shehu mund të ketë qenë shok edhe me vetë Shkëlzen Berishën, që shkon herë pas here në këtë xhami, e cila drejtohet nga Elvis Naçi, mik i Shkëlzenit.

 

Pra, gjithmonë me logjikën e tyre, Shehu mund të ketë pasur ndonjë pakënaqësi me Shkëlzenin, të cilin e ka hasur kaq herë në xhami (aq më tepër që një e afërme e tij ishte pastruese në familjen Berisha) dhe ia ka nxjerrë të atit të Shkëlzenit, Saliut, duke e goditur me grusht në publik.

 

Apo mund të shkonim edhe më larg e të thoshim se Gert Shehu është porositur nga vetë Shkëlzeni që të qëllonte të atin, në mënyrë që të prishej Samiti dhe gjithë vëmendjen ta merrte Berisha, se fundja ndaj e bëri protestën.

 

Vetëm se për fat, jo të gjithë ecin me logjikën e tyre dhe nuk sajojnë skenare të paqëna.

 

Se pastaj do kishim të bënim me një çmendinë të madhe, siç në fakt kanë kthyer PD-në.

 

Gazeta TemA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...