Sulmi ndaj Berishës, Artan Hoxha tregon kush ishte personi që tentoi ta ndalonte Gert Shehun: I prishi planin

Artan Hoxha, i ftuar në Abc Live me Sibora Bitrin, foli për ngjarjen e djeshme në protestë, ku Sali Berisha u godit me grusht.

 

Ai tha se personi që shihet në video teksa tenton të ndalojë 31 vjeçarin Gert Shehu është punonjës i medias.

 

Sipas tij, ai i prishi planin 31 vjeçarit pasi uli intensitetin e goditjes.

 

“Së pari, s’ka pasur informacion se do të bëjë goditjen as policia dhe struktura që mbron Berishën. Ai personi është një punonjës i medias. Ai ka tentuar ta ndalojë por 31 vjeçari ka qenë fizikisht i fortë dhe i ka ikur. Nëse nuk do ta kishte penguar ky punonjësi mund të jepte një goditje më të fortë.

 

Ky punonjës që e ka mbajtur, mesa duket ka nuhatur diçka, e ka njohur prandaj ka tentuar ta ndalojë. Minimalisht ka bërë një shërbim sepse ka ulur intensitetin e goditjes. Ai ia ka prishur planin në kokë agresorit, i cili hyn nga krahu i kameras dhe truprojat s’e dinin.”, tha Hoxha. /abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...