Pas pajisjes me kartë identiteti, 80-vjeçarja merr pension social

Në 11 Nëntor “Stop” transmetoi ankesat e Hamdi Topallit, banues në Laç. Ai kërkonte regjistrimin e nënës së tij Xhemile Selman Topalli, e cila ka lindur në Orenjë dhe më pas është larguar me Laç.

 

Por e moshuara kishte problem me aktin e largimit, pasi punonjësja e Gjendjes Civile, nuk e kishte regjistruar me numër rendor. Hamdiu ishte drejtuar në Zyrën e gjendjes civile në Orenjë, më pas në Tiranë, ku sërish nuk zgjidhi gjë.

 

Vetë Xhemile Topalli tha se kërkonte të regjistrohet, pasi nuk merr as pension, as ilaçe me rimbursim dhe as nuk mund të votojë. Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” Xhemile Topalli u arrit regjistrimi i Xhemile Selman Topallit.

 

Pas regjistrimit, e moshuara Xhemile Topalli është pajisur me kartë identiteti dhe bashkë me gazetaren shkon të aplikojë për pension social. Taulant Malshi, Drejtor i Sigurimeve Shoqërore Lezhë, tha se sapo të dalë aplikimi në sistem, brenda 30 ditësh, ajo të përfitojë pensionin./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Zbulohet e vërteta/ Ish-banori Big Brother VIP flet për sëmundjen e rrallë të Luiz Ejllit

Historia e sëmundjes së rrallë të Luiz Ejllit ka...

Kiara i vë “kusht” Luizit: ‘S’të puth më po s’fitove’! Kthehemi sërish tek 24 dhjetori

Nis “Sfida e rezistencës”. Banorët u pozicionuan në vendin...

Sula njeriu model kerkon grua pasi i ka vdekur bashkeshortja. E kam shtepin …

Një tjetër prezantim është shfaqur ditën e sotme në...