Naim Abazi: “Remzie Osmani mikesha jonë e mirë por nëse doni e rrah në mes të rrugës…”

Mihrije Braja dhe Naim Abazi janë ndër çiftet e Estradës më të pëlqyerit jo vetëm për shkak të artit të tyre por dhe për shkak të harmonisë, dashurisë dhe pozitivitetit që ata përcjellin.

 

Gjithmonë kanë qenë në fokusin e mediave për ngjarje të bukura, një nga ato dhe fejesa e djalit të tyre me Tringën. “Ajo që na ka lumtuar djalin tonë Platorin na ka lumturuar dhe ne” thotë Naimi në intervistën për “Impact” mbrëmë në Ora News. Në traditën e ftesave në fejesë apo dasmë nuk ngeli pa tërhequr vëmendjen ‘hatërmbetja” e Remzie Osmanit.

 

E pyetur nga moderatorja Feride Kuqi përsa i përket statusit të Remzie Osmanit i cili u aludua nga portalet se i drejtohej Mihrijes , kjo e fundit u shpreh: “ Unë nuk po e gjej veten në asnjë rresht në asnje fjalë të kësaj thënie që sido kudo qenka shumë e bukur, prandaj nuk e marr që ma ka drejtuar mua absolutisht që jo”. Me batutë dhe nota humori për ti dhënë fund kësaj historie të ‘qimes që u bë tra” nga portalet Naim Abazi tha: “Nëse doni klikime e rrahi Remzien mes rrugës një ditë”

 

Kjo batutë shkaktoi mjaft të qeshura. Më pas Mihrija e mbylli me sqarimin njëherë e përgjithmonë. “Për të qenë e sinqertë dhe shumë e qartë. Unë e Naimi jemi njerëz që kemi raporte shumë të mirë me të gjithë personazhet e Estradës. Nuk kemi lënë vend për të pasur hatërmbetje me dashje, pa dashje ndoshta por ne nuk e dimë. Prandaj jemi krejt në rregull me të gjithë” tha Mihrije Braja

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...