Kushërirë e Ramës dhe zëdhënëse e Berishës/ Erla Mëhilli tregon “të pathënat”

Të jesh kushëri me Ramën është rastësi, të punosh me Berishën është meritë?, kështu është shprehur zëdhënësja e ish kryeministrit, Sali Berisha, Erla Mëhilli.

 

Mëhilli ka sqaruar se nuk e ka ditur më parë që ka kushëri kryeministrin, Edi Rama, deri në momentin që ai e kishte përmendur në një pasazh të librit të tij ?Kurbani?.

 

“Nuk e kam njohur më parë personalisht Ramën, po ta kisha njohur do kishte qenë më e sikletëshme. Duke qenë se ai e ka përmendur në një pasazh të librit, më shumë e ka ndjerë ai, sesa unë?, tha Mëhilli në një intervistë për ?E diell? në TV “Top Channel”.

 

Me tej Erla ka folur edhe për përditshmërinë e Berishës duke ndarë me publikun disa ?sekrete? të vogla të ish Kryeministrit.

 

Berisha konsumon çdo ditë një gotë verë në drekë ose darkë. Pi çdo ditë një gotë verë të kuqe, vetëm në gusht e kthen në verë të bardhë. Berisha është njeri që s? ka lidhje me lekun, pjesën më të madhe ai e konsumon në zyrë nuk del kafeve, për dreka, për darka. S? mban portofol me vete asnjëherë? tha Mëhilli./CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME