Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth destinacioeve që mudn të zgjedhim për të pushuar këtë fundvit.

 

Lyto thotë se” është bekimi jonë që Shqipëria ka turizëm në të katër stinët. Ka destinacione të ndryshme në Shqipëri nga veriu në jug”.

 

Ai dha disa destinacine ku mund të pushoni:

 

Korça

“Është një ndër destinacione më tërheqëse kohët e fundit. Korça të ofron gamë të madhe hotelerish, mund të vizitosh Vokopojën, është dhe fashti turistik i Dardhës që është rinovuar shumë dhe gatimet i tërheqin vizitorët. Njerëzit tërhiqen nga pedonalja e Korçës. Mesa kam parë do të vijojë të mbetet një ndër vendet më të kërkuara. Është madje e pamundur të gjesh vend për tu akomoduar. Njerëzit tashmë përlejnë vendet periferike.”

 

Përmeti

“Si Përmeti dhe Korça kanë qenë full me rezervime, mund të vizitojnë llixhat, ushqimet tradicionale i kanë dhënë një interes tjetër Përmetit. Pandemia ka bërë një ndryshim të madh të pjesës turistike, më parë bëheshin grupe të mëdha turistike ndërsa tashmë janë më të fokusuar tek pushimet private, familjare, 3 persona.”

 

Valbona

“Është një ndër destinacionet që kurrë nuk të zhgënjen. Para 1 jave ra borë, njerëzit janë të interesuar ta vizitojnë. Rruga është e hapur gjatë gjithë kohës.”

 

Thethi

“Konsiderohet si Zvicra jonë e vogël. Vitin e kaluar ka pasur probleme me transportit këtë vit ka pasur përmirësim dhe pritet të ketë më shumë njerëz që e zgjedhin. Thethi për një fundjavë do të ishte e mrekullueshme. Unë do të sugjeroja me makina private që të shijosh Thethin që të ngjitesh dhe të zbresësh me qetësi duke vizituar dhe vendet përreth.”

 

Berati

“Beratit nuk i bie vlera se është ndër qytetet më të bukura, më së shumti vizitorët shkojnë për të vizituar kalanë. Edhe Gjirokastra është e njëjta gjë.”

 

Ti ku do të preferoje të ishe në pushimet e fundvitit?

 

“Është një pyetje e vështirë. Kam udhëtuar në disa shtete por Shqipërinë e dua shumë. Korça do të jetë një destinacion i preferuar dhe Përmeti. Unë kam një dashuri për Valbonën, do ta rekomandoja patjetër shumë.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Zbulohet e vërteta/ Ish-banori Big Brother VIP flet për sëmundjen e rrallë të Luiz Ejllit

Historia e sëmundjes së rrallë të Luiz Ejllit ka...

Kiara i vë “kusht” Luizit: ‘S’të puth më po s’fitove’! Kthehemi sërish tek 24 dhjetori

Nis “Sfida e rezistencës”. Banorët u pozicionuan në vendin...

Sula njeriu model kerkon grua pasi i ka vdekur bashkeshortja. E kam shtepin …

Një tjetër prezantim është shfaqur ditën e sotme në...