“Mirëmëngjesi yje”/ Arbana Osmani ‘thumbon’ “BBVIP Kosova” me postimin e saj të fundit? Ndjekësit shpërthejnë në komente

Arbana Osmani i ka ngacmuar ndjekësit e saj me frazën më virale që u bë në edicionin e parë të “Big Brother VIP’.

 

Me anë të një postimi në Instagram, moderatorja shkroi krahas fotos së saj: “Mirëmëngjesi yje”, e cila u pasua me komente të shumta nga ndjekësit e saj.

 

“Mbrëmë më shumë se kurrë nga ke munguar”- komentoi një ndjekës.

 

“Big Brother e ka emrin vetënm Arbana”- shtoi dikush tjetër.

 

Postimi vjen menjëherë pas nisjes së spektaklit “BBVIP Kosova” e cila startoi mbrëmjen e djeshme ku u prezantuan dhe 14 banorët e “BBVK” të cilët do të ‘luftojnë’ për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro.Disa nga personazhet më të njohur të cilët u bënë pjesë e shtëpisë ishin reperi Getinjo, ish- konkurrenti i “Për’puthen” Andi Artani, Shota Baraliu apo Arta Kabashi.

 

Këta ishin dhe disa prej emrave të çilët po përfliteshin prej kohësh se do të ishin pjesë të spektaklit. Mirëpo pak orë para nisjes së “BBVK” u zbulua se reperi i njohur nga Shqipëria Stresi i ka thënë “Po” ftesës. Stresi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij. Reperi tregoi se e ëma nuk e dinte që ai do të futej në “BB VIP Kosova”, pasi e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali.

 

Sa i përket “BBVIP Albania”, Arbana ka treguar dhe më parë se këtë vit ka pasur një konkurrencë të madhe për të qenë pjesë e reality show-t.

 

“Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, tha ajo.

 

“Big Brother, edicioni i dytë VIP, do të nisë brenda këtij viti, është përzgjedhur kasti. Nuk kemi kërkuar gjëra të veçanta, të çuditshme. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere interesantë, të këndshëm, pas së cilëve njerëzit të afeksionohen. Çfarë ndodhi me Big Brother-in vjet ishte se njerëzit i pëlqenin personazhet e Big Brother-it, u bënë fansa të tyre; nuk është se e ndiqnin Big Brother-in për të parë sherre dhe skandale, këtë gjë kemi kërkuar prap.”- tregoi moderatorja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...