Çfarë ndodhi? Ndërpritet në mënyrë të menjëhershme emisioni i gazetarit të njohur në një nga televizionet më të ndjekur: Faji mbetet …

Gazetari Endri Xhafo ka bërë me dije se emisioni i tij, “Log” është ndërprerë në mënyrë të menjëhershme.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhafo shkruan se arsyeja zyrtare për këtë vendim ka qenë ristrukturimi programor i Abc.

 

“Në LOG. nuk do të kuvendohet më!

 

Sot paradite m’u komunikua se, me efekt të menjëhershëm, emisioni LOG. ndërpritet. Pra, për nesër, ditë e martë, duhet të njoftojmë të ftuarit të mos vijnë. Arsyeja zyrtare: Ristrukturim programor i ABC-së. Çështja është se me situatën aktuale të ABC-së faji mbetet kopil dhe të drejtën s’ke ku ta kërkosh. U daltë për hajër!

 

LOG. në fakt nuk është emisioni i parë që mbyllet, nuk ka për të qenë as i fundit. Tregu mediatik ka ca kohë që është bërë tejet dinamik. Mirëpo ky dinamizëm shpesh konjuktural nuk vjen së brendshmi, si pasojë e kërkesë-ofertës, cilësisë së programeve, apo zotësisë së moderatorëve. Kjo dëmton programet e reja si LOG., që, sado mirë e me përkushtim të bëhen, nuk do të arrijnë dot kurrë të hedhin rrënjë. Çelsi i suksesit të një programi të mirë është, ndër të tjera, konsistenca. LOG. po ndërpritet në fillim të sezonit të tretë, për “ristrukturim programor”, ndonëse deri dje, sipas bordit tanimë të shpërbërë të ABC-së, ishte zëri zyrtar i linjës (së ekulibruar) editoriale të ABC-së.

 

LOG., vendi ku kuvendohet fshtatçe, i shkruar edhe me pikë në fund si të ishte pjesa e parë e fjalës LOG.jikë, sipas një ideje të Genc Gjinecit, u përpoq shumë të ishte vendi i një debatit të arsyeshëm. Meritë për këtë kanë të gjithë ata që dhanë nga një dorë; të metat janë vetëm të miat.

 

Suksese samitit nesër!”, shkruan Xhafo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...