Zaimina bën deklaratën e papritur për burrin e saj: Kur jam martuar unë ka qenë koha e qerosave me X5

E ftuara në spektaklin e sotëm ishte një figurë shumë e dashur për publikun si Zaimina Vasjari. Në emisionin “Zemër Luana”, me moderatore dhe autore Luana Vjollca, këtë mbrëmje të papriturat nuk kishin fund, emocionet shumëngjyrëshe, deklaratat e bujshme, lojërat, muzika e mirë dhe çdo gjë tjetër që nuk keni parë, e dëgjuar ndonjëherë nga këto personazhe.

 

Zaimina me natyrën e saj mjaft sportive u përfshi në një lojë bashkë më dy të ftuarat e tjera, Semi Jaupaj dhe Kanita, ku folën për çështjet e zemrës.

 

Një prej pyetjeve që iu drejtua vajzave ishte për njohjen më të çuditshme që ato kanë pasur. Zaimina me shumë sportivitet u përgjigj duke thënë që ajo ka patur njohjen më të çuditshme, duke bërë deklaratën e fortë: “Kur jam dashuruar unë ka qënë koha e qerosave me X5”. Deklarata ka shkaktuar të qeshura dhe është pasuar me një batutë të Besit i cili i thotë: “Por ti zgjodhe atë me X6”.

 

Ndërkohë që rikujtojmë se bashkëshorti i Zaiminës, Klodi, është qeros, e kjo është arsyeja që Zaimina ka bërë këtë deklaratë./tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...