Moti merr kthesën e papritur/ Ja dita kur rikthen reshjet dhe temperaturat e ftohta, ja çfarë na pret gjysmën e parë të Dhjetorit

Java ka nisur me kthjellime dhe rreze dielli të pranishme. Por jo vetëm kushtet atmosferike, por edhe temperaturat janë mjaft të larta. Minimumi 3 gradë shënon sot mëngjesi në zonat e thella malore dhe në zonat qëndrore minimumi arrin në 12 gradë celcius.

 

Edhe në mesditë do të kemi nga 12-18 gradë celcius në rang territori.Vonë në mbremje presim një sitem vranësirash krejt të dobët. Ky sistem do të sjell reshje ditën e martë kryesisht në veri dhe në zonat qendrore.

 

15 ditëshi i parë i dhjetorit, do të ketë reshje të bollshme. Por deri në datën 16 dhjetor temperaturat do të jenë të ngrohta. Ndërkohë, për ditën e nesërme kur do të mbahet samiti i BE me vendet e rajonit, kryeqyteti jonë i pret me reshje shiu më shumë në pjesën e dytë të ditës, por edhe kthjellime herë pas here.

 

Dita e mërkurë dhe e enjte do të jenë kryesisht në dominimin e kthellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave. Ndërsa duke filluar nga dita e premte dhe fundjava pritet të shtohen vranësirat në territorin shqiptar. Kjo do bëjë që të kemi reshje shiu më të dukshme gjatë ditës së shtunë dhe të diel që do të jenë më të fokusuara në zonat veriore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME