Mohoi se ishte dhunuar, zbardhet dosja e Rezart Veleshnjës, aktori u grushtua nga një punonjës pastiçerie për parkimin

Aktori i njohur i “Portokallisë”, Rezart Veleshnja është konfliktuar dhe dhunuar me një person në Tiranë.

 

Pak ditë më parë në media në qarkulloi lajmi se Veleshnja është dhunuar, por vetë aktori doli dhe e përgënjeshtroi lajmin duke thënë se nuk ishte e vërtetë.

 

“Mbase mund t’i ketë ndodhur ndonjë kolegut tim po unë s’di gjë për veten time. Mbase më kanë grabitur edhe mua në ëndërr”, tha aktori me nota ironie.

 

E përpos kësaj ai ka dalë edhe në një intervistë tjetër ku ëshë shprehur “është gënjshtër pra, se më çmendët”.

 

Por duket se e vërteta është ndryshe. “Ora NeWs” ka zbardhur dosjen për Rezartin, ku tregon se ai është konfliktuar dhe dhunuar nga një person në Tiranë. Dosja flet për nje konflikt verbal dhe më pas fizik, të ndodhur në datën 20 shtator 2022, mes aktori dhe një punonjësi pranë një pastiçeria në Tiranë.

 

Sipas dosjes hetimore, aktori Rezart Veleshnja është konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht me Gentjan Kullollin, ky i fundit një punonjës i pastiçerisë. Shkak i përplasjes fizike mes dy personave ka qenë bllokimi i parkimit, me një furgon “Cady” që përdorej nga punonjësi i pastiçerisë, Gentjan Kullolli.

 

Në pamjet filmike që ka sekuestruar policia me qëllim hetimin e këtij incidenti, Veleshnja shafqet me një motor dhe në kokë mban një skafandër. Ai zbret nga motori dhe drejtohet nga furgoni “Cady”. Ku pasi shikon se në të nuk ndodhej shoferi, Veleshnja hipën brenda në furgon, e ndez atë dhe e largon disa metra më larg.

 

Pikërisht në këtë moment shfaqet Gentjan Kullolli që del nga pastiçeria teksa mban disa arka dhe drejtohet në drejtim të furgonit. Në timon ai ka konstatuar aktorin Rezart Veleshnja, të cilit ka filluar ti kërkojë llogari për ndezjen dhe largimin e furgonin nga vendi i parkimit. Por në këtë moment sipas Gentjan Kullolli, Veleshnja e ka fyer rëndë, ndaj dhe ai e ka goditur disa herë me grusht.

 

Veleshja në kokë mbante skafandën e motorit ndaj nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa përleshja fizike e tyre me goditje të ndërsjellta ka vijuar për pak çaste. Kanë qenë punonjësit e pastiçerisë ata që i kanë ndarë dy personat.

 

Sipas materialit hetimor, thuhet se Rezart Veleshnja, është larguar me vrap dhe ka hyrë në ambientet e një servisi aty pranë, nga ku ka marrë një shufër hekuri dhe është drejtuar drejt vendit ku ndodhej Gentian Kullolli. Por Veleshnja në asnjë moment nuk e ka përdorur shufrën e hekurit.

 

Të dyja palët e përfshira në këtë konflikt kanë përfunduar në ambjentet e policisë, ku janë marrë në pyetje dhe kanë bërë kallëzim penal. Por teksa materiali i referuar nga policia në prokurori është në fazën e verifikimit, mësohet se si Veleshnja dhe Gentjan Kullolli, kanë hequr dorë nga kallëzimi, duke shprehur vullnetarit normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME