Ndeshja e mbrëmshme e Botërorit, Serbi-Zvicër u përjetua shumë nga shqiptarët për shkak të dy futbollistëve me origjinë shqiptare, Shaqiri dhe Xhaka të cilët dhuruan një spektakël.
Arbana Osmani i ka lidhur emocionet që dhuroi ndeshja me një pjesë të filmit të saj “Sofia” të cilën ajo dhe partneri i saj Eduart Grishaj, i cili është dhe regjistori i filmit po e japin në disa kinema të botës.
Së fundmi çifti ndodheshin në Londër ku kanë shfaqur dhe premierën e filmit, mirëpo në sektorin e komenteve, Arbana është përballur me disa ndjekës të cilët kanë shprehur zhgënjimin e tyre ndaj moderatores duke e quajtur ‘mëndjemadhe’.
Ata shprehen se kanë dashur të bëjnë një foto me moderatoren por ajo iu është larguar dhe është treguar shumë e ftohtë me ta. Komentet i kanë rënë në sy Arbanës, e cila e ka mohuar menjëherë dhe u shpreh se ajo ka qëndruar aty deri në fund.
“Filmi shumë i bukur, por para dhe mbas premierës në Londër u afruam për të bërë një foto me ju, por na ikë dy herë dhe s’na e dhe mundësinë”-komentoi një ndjekëse.
“Në asnjëmënyrë, kemi qenë aty deri në fund, derisa nuk kishte njeri fare fare”- iu përgjigj Arbana.
“Faktikisht ka të drejtë. Kam rastisur dy herë afër teje dhe të dya herët ke qenë shumë e ftohtë, madje mund të them mendjemadhe. Zhgënjim total nga ç’të shohim në ekran. Gjithsesi shpreoj të kenë qenë thjesht çastë të gabuara në ditë të gabuara”,– shtoi një tjetër.