‘Më masakruan’, Robert Aliaj bën rrëfimin shokues: Më çanë lëkurën e më goditën…

Artisti Robert Aliaj Dragot ishte së fundmi i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ku si kurrë më parë rrëfeu një prej historive më të dhimbshme të jetës së tij.

 

Ai ka treguar se në vitin 1991 është përballur me dhunë policore në një prej koncerteve që do të mbante për shkak se kishte ftuar Dritëro Agollin, i cili konsiderohej komunist nga sistemi demokratik.

 

 

“Jam masakruar keq rëndë në ‘91-shin në stadiumin e Beratit, ku unë në një koncert recital kish atë ftuara Dritëro Agollin, meqë konsiderohej komunist nga pushteti që kishte ardhur që quhej demokratik. Kishin hap telashe ndërkohë mua po më hanin telashe për të më vonuar shown, thashë që nuk nis pa ardhur Dritëroi se është një fyerje për një personazh që kam respekt, një njeri që më ka udhëzuar më shumë se sa më ka penguar. Ne jemi frymëzuar nga këta poetë në atë kohë, se çfarë ka pas krijimtarisë së tyre personale është një histori tjetër.

 

Mua më kanë sulmuar për të më nxjerrë me zor, ishte edhe shefi policisë së Beratit, më ka fut dorën më ka carë nga thonjtë e paprera, edhe pse i isha i veshur mu ca lëkura. E godita, nja 20 policë me shkopa që më sulmuan, tani imagjino në këtë murin ruhesha se mos haja ndonjë shkop kokës. Unë godita një civil, ça ndodhi më masakruan në faqen tjetër të murit lanë bashkëshorten time. Imagjino një burrë që sheh me shpatulla pas muri femrën e vet, nuk mund të bëja asgjë. Unë shpërtheva bëra ca mundi por më e tmerrshmja ishte kur unë u detyrova të këndoja, ishte perversitet total, duhej të këndoja se ishte publiku aty se më thanë nëse ti flet se çfarë ndodhi këtu do të masakrojmë”, ka rrëfyer Roberti.

 

‘Më masakruan’, Robert Aliaj bën rrëfimin shokues:

Efekti “Big Brother VIP”/ Gjatë kohës që transmetohet reality-show, nuk ka krime, as aksidente

Jeta në shtëpinë e “Big Brother VIP”, është më e ndjekura dhe më e komentuara në rrjetet sociale por edhe në jetën e përditshme.   Në...

E papritur! Luizi i përlotur që në mëngjes! Çfarë e tronditi kaq shumë këngëtarin shkodran?

Ka nisur i përlotur ky mëngjes në shtëpinë e Big BrotherVIP.   Të parët që janë zgjuar kanë qenë Valbona dhe Luizi teksa të dy kanë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME