“Gjyshin e pushkatuan serbët”, Gëzim Nika rrëfen jetën plot vuajtje të familjes… (video)

Këngëtari Gëzim Nika ishte i ftuari i dytë në emisionin “S’e luan topi” në Top Channel.

 

Gjyshja është pika e tij e dobët, rrëfen këngëtari, ndërsa ka treguar historinë e dhimbshme të internimit të familjes.

 

Sipas tij, nëse nuk do të kujdesej gjyshja për katër fëmijët, pas vdekjes së bashkëshortit, askush s’do të ishte gjallë nga familja e tij.

 

“Në ’97-ën u larguam bashkë me familjen. Mos të përsëritet ajo ’97-a jo vetëm për ne por për askënd në botë. Ajo jeta atëherë mund të quhet burg i mirëfilltë sidomos familja jonë se kanë qenë të internum, të pushkatum, mohu shkollat. Për gjyshen, është njeriu më i madh për mua edhe kush e ka njoftë, kam pas fatin që ta kem gjyshe, po të mos ishte ajo ne s’do ishim fare.

 

Gjyshin e pushkatua në Pejë serbët dhe e morën gjyshen 30 vjeç me katër fëmijë e çuan në Tepelenë, nga aty në Tropojë, në Kukës, Berat 3 muaj e gjysmë , kampet e Tepelenës. I vdiq djali, kishte dy djem dy vajza, e futi në një varr bëri një shenjë, mori djalin e futi në një lëkurë, e mbështolli duke e ly me raki duke e mbajt 6 javë, edhe kur e kontrollonin thoshte kam disa rroba fëmijësh, mbajti në dhomë eshtrat”, u shpreh artisti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Zbulohet e vërteta/ Ish-banori Big Brother VIP flet për sëmundjen e rrallë të Luiz Ejllit

Historia e sëmundjes së rrallë të Luiz Ejllit ka...

Kiara i vë “kusht” Luizit: ‘S’të puth më po s’fitove’! Kthehemi sërish tek 24 dhjetori

Nis “Sfida e rezistencës”. Banorët u pozicionuan në vendin...

Sula njeriu model kerkon grua pasi i ka vdekur bashkeshortja. E kam shtepin …

Një tjetër prezantim është shfaqur ditën e sotme në...