Ekskluzive/ E lidhur me Butrint Imerin? Aktorja e njohur shqiptare sqaron të vërtetën

Aktorja Olta Beqiri për herë të parë ekskluzivisht në “Më lër të flas” në Top Channel ka sqaruar se si qëndron e vërteta e fotove të saj me këngëtarin Butrint Ymeri.

 

Ajo tha se asgjë që është shkruar në portale nuk është e vërtetë dhe se është single.

 

Mes ngacmimeve dhe batutave të binjakëve Veshaj, studioja u përfshi nga të qeshura, ndërsa në sfond u dha kënga e Butrintit “Kuku”.

 

Donaldi: Qarkullojnë thashetheme, lajme, ka pasur edhe foto me një këngëtar të njohur shqiptar. Si qëndron e vërteta mes këtyre zërave?

 

Olta: Njerëzit vdesin të marrin një gjë të vogël dhe ta bëjnë të madhe, jo domosdoshmërisht të kesh një foto me dikë do të thotë të jesh me lidhur me atë. Unë single jam.

 

Romeo: Ndoshta po bëni këngë një bashkëpunim?

 

 

Donaldi: E ke vizituar ndonjëherë Butrintin kur ke qenë në Sarandë?

 

Olta: Saranda më pëlqen shumë si qytet, por fatkeqësisht nuk kam qenë ndonjëherë.

 

Donaldi: Mua Butrinti më pëlqen shumë.

 

Olta: Po është artist i mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME