Shifrat që vërtetojnë se Donald Veshaj u bë i famshëm falë Bora Zemanit, i dhuroi 230 mijë fansa

Nëse do kishim një kupë për personat më të përfolur të vitit 2022 në Shqipëri, padyshim që Bora Zemani dhe Donald Veshaj do ta meritonin.

 

Çifti festuan rreth një muaj më parë përvjetorin e tyre të 4 të lidhjes.

 

Bora Zemani mori shumë mbështetje nga ndjekësit që nga takimi romantik që pati brenda “BBV” me Donaldin, dhe akoma më shumë pasi ai e tradhtoi me Beatrix Ramosajn.

 

Pas gjithë këtyre situatave, moderatorja arriti edhe 1 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, duke u bërë kështu një nga vajzat më të ndjekura të showbizit shqiptar.

 

Por ribashkimi nuk u prit mirë nga të gjithë, ku shumë ndjekës u ndjenë të shfrytëzuar për famë, nga Bora e për më tepër Donaldi.

 

E meqë dolëm të fama e Donaldit edhe Instagrami na e vërteton se 65% e famës së tij, është nga Bora Zemani.

 

Pra 65% të ndjekësve që Donaldi ka në Instagram, i ka edhe Bora Zemani.

 

Thënë më thjeshtë, statistikat tregojnë se Bora Zemanin e ndjekin 1 milion persona, ndërsa Donaldin e ndjekin 350 mijë persona, nga të cilët 227 mijë vijnë nga Bora Zemani.

 

Pra a do kishte Donaldi të njëjtin sukses nëse nuk do të ishte i dashuri i Bora Zemanit?

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME