Pas shumë vitesh dalin në foto bashkë, Adelina për Sabri Fejzullahun: Sa herë të shoh ty rritem

Dy këngëtarët legjendarë Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu, janë parë bashkë pas shumë vitesh në një fotografi.

 

Dyshja e cila ndër vite ka argëtuar publikun me duetet e shumta që kanë sjellë së bashku, kishte një kohë që nuk shfaqeshin në publik krah njëri-tjetrit.  Ka qenë së fundmi Sabriu, ai i cili ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi me të ashtuquajturën, divën e estradës shqiptare.

 

“Mu gëzua zemra që të takova sot. U rrite me mua, ikona e zemrave tona”, shkroi Fejzullahu në mbishkrimin e fotografisë. Ndërkohë me të parë këtë, Adelina vendosi ta rishpërndajë në rrjetet sociale këtë fotografi, duke i thurur gjithashtu lavde këngëtarit të shumë hiteve.

 

“Sa herë të shoh, rritem. Ti, idhulli im që ma dhe magjinë e bukur të shpirtit tënd që nga kënga ime e parë e deri sot. Ti që ja ke rrit bukurinë edhe vendit tim. Veç ti mund të jesh çdo ditë ma i madh se dje. Lum që të kam. Madhështi”, kanë qenë fjalët e Adelinës karshi Sabriut.

 

Teksa Fejzullahu vazhdon të jetë aktiv në muzikë, Adelina ndryshe nga ai ka kohë që është distancuar nga muzika dhe i është përkushtuar televizionit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...