Ori Nebijaj i jep ‘lamtumirën’ televizionit dhe ‘Përputhen’. Fjalët prekëse që ajo tha në …

Oriela Nebijaj ka mbyllur karrierën në television, për të vijuar një të re në politikë. Sekondat e fundit e kësaj puntate të “Përputhen” iu kushtuan përshëndetjes së fundit të Nebijajt për publikun, e cila zyrtarisht është deputetja më e re në Kuvend.

 

Moderatorja tha se do të bëjë maksimumin e saj për të përmbushur misionin e saj si deputete e Partisë Demokratike. Nebijaj falenderoi edhe TopChannel për mundësinë e dhënë për të qenë pjesë e ekranit për gjashtë vite rresht.

 

“Ka qenë një rrugëtim dypalësh. Televizioni ka qenë diçka që më ka dhënë një satisfaksion. I jam mirënjohëse TopChannel sepse për gjashtë vite kam qenë pjesë e tij, pasi Eno Popi më bëri ftesën. Tashmë kam një tjetër sfidë. E pranova mandatin me përgjegjësinë më të madhe, unë do bëj maksimumin tim, pastaj nëse diçka nuk është në dorën time, nuk kam se çfarë të bëj. Unë me ndërgjegjie të pastër, do të di që kam dhënë më të mirën,”- tha Nebijaj.

 

Nebijaj e mori mandatin pasi Grida Duma la mandatin e deputetes për tu futur në botën e televizionit. Duma startoi emisionin “Top Story” në Top Channel, një prime time që do të drejtohet prej ish-deputetes së Partisë Demokratike gjatë gjithë sezonit.

Menjëherë pas daljes nga BBV, Efi merr lajmin e bukur! Leku letër tani e tutje

Mbrëmjen e djeshme Efi u largua nga “Big Brother VIP” pasi Dea Mishel e çoi në nominim me Luizin dhe Kiarën. Mirëpo ndonëse konkurrentja...

Ndahet nga jeta kryetari i parë i Partisë Demokratike

Është ndarë nga jeta ditën e sotme Tomor Golemit, kryetari i parë i bashkisë së Durrësit pas rënies së komunizmit.   Në lidhje me këtë lajm...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME