Fali vrasësin e djalit, unë s’do ta bëja! Aktorja shkodrane Rita Gjeka: Ja lidhja me Eduart Grishaj

Rita Gjeka këtë të premte ishte në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku ndau momentet më interesante në jetën e saj artistike. Ndalur në rolin e Sofisë në filmin “Sofia” të regjisorit Eduart Grishaj ajo tha se kurrë në jetën reale nuk do ta kishte falur vrasësin e djalit.

 

Ajo u shpreh se ka pasur frikë të madhe deri në momentin që e ka parë, ndërkohë që sipas saj, Eduarti është kujdesur shumë për figurën e rolit të saj në këtë film.

 

“Nuk e kisha menduar që do të më propozohej mua një rol i tillë, ndoshta duhen dhe disa vite për të shpjeguar pse e kam unë atë rol. Për momentin nuk mundena më e thanë. Por do të vij dita që kena më e thanë. Pse unë atë rol? Është momentale historia por nuk e tregojmë dot tani”.

 

Filmi sipas saj është meritë e çiftit. Thotë çiftit sepse nuk e kupton dot Eduartin pa Arbanën më. Ajo shtoi ndër të tjera se me regjisorin ka njohje me të hershme, kur ai ka qenë më i vogël.

 

Teksa biseda shkoi përtej Ritës aktore, u ndal tek marrëdhënia që ajo ka me vajzën e saj. Aktorja e ka marrëdhënien me vajzën shumë të mirë, duke ndarë çdo gjë. Ndërsa në lidhje me mbajtjen e zisë për bashkëshortin ajo tha se i ka hequr rrobat e zeza pas thuajse 5 vitesh kur ai ishte larguar nga kjo jetë.

 

Sipas saj ishte një ndjesi që erdhi gradualisht. /abcnews.al

 

Se kujt ja ka marrë këtë shprhje… “Për zhelesh do ju nxjerr të dyve”/ Luizi nuk mban nervat ndaj Amosit dhe Deas

Tensionet vijojnë të shtohen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas një nominimi që bëri Dea e cila kishte fituar provën e javës.   Po...

Tronditet Shkodra! Një person gjendet i pajetë anës në rrugën e fshatit Vukatanë

Një person i pajetë është gjetur ditën e sotme në Shkodër në fshatin Vukatan .   Bëhet me dije se personi që është gjetur i pajetë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME