Shpallet gjendja e jashtëzakonshme/ ‘Çmendet’ moti në këtë shtet, njerëzit bllokohen në çatitë e shtëpive, shpëtohen me helikopter

Shirat e dendur shkaktuan përmbytje serioze në jug të Brazilit të enjten, ndërsa ekipet e shpëtimit e Santa Catarina u angazhuan për të ndihmuar në evakuimin e qindra familjeve të bllokuara brenda shtëpive të tyre.

 

Në pamjet e bëra publike nga ekipet e mbrojtjes së zonës shihen helikopterët teksa fluturojnë mbi ujin e pisët, që mori përpara dhe përmbyti shtëpitë, niveli i të cilit arriti deri në çati.

 

Nga operacionet e shpëtimit u bë i mundur shpëtimi i mbi 880 personave, referuar autoriteteve vendase, citon Reuters.

 

Zyrtarët e Santa Catarina paralajmëruan qytetarët që të shmangin lëvizjet, pasi në shumë shtete është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

 

Për dekada, përmbytjet në Brazil kanë shkaktuar probleme të mëdha. Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, 94 persona humbën jetën pas rrëshqitjeve të dherave në një nga zonat më të njohura historike të Brazilit, Petropolis, afër Rio de Zhaneiro.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME