Shkodër-Velipojë, rruga pa elementë sigurie/ Banorët: E kemi të vështirë për të shkuar tek tokat bujqësore

Aksi i ri rrugor Shkodër-Velipojë i inaguruar dy vite më parë megjithëse ka shkurtuar shumë distancën për në plazhin e Velipojës duke ndihmuar turizmin, për banorët e fshatrave rruga është jashtë cdo lloj kushti sigurie sidomos gjatë orëve të natës që nuk ka ndricim.

 

Hyrje-daljet mes tyre dhjetra të paligjshme të krijuara nga banorët, janë të shumta cka përbën rrezik të lartë për kalimtarët.Sipas banorëve të fshatit Bërdicë mes të cilëve kalon rruga disa nga elementët e sigurisë që mungojnë kësaj rruge janë tabelat informuese, mungesa e një nënkalimi dhe mungesa e ndricimit gjatë natës.

 

Ata thonë se e kanë të vështirë të shkojnë në tokat bujqësore apo të marrin prodhimet e tyre pasi mungojnë nënkalimet apo edhe rruga dytësore që iu premtua nuk u realizua.Banorët përgjatë rrugës Shkodër-Velipojë shprehen se ndihen të rrezikuar çdo ditë ndërsa kalojnë në këtë aks, pasi automjetet lëvizin me shpejtësi tejet të lartë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...