Mandi i Nishtullës flet për jetën e tij: Kam 9 fëmijë dhe droga më shkëputi…

Këngëtari Mandela Mustafa, i njohur nga të gjithë si Mandi Nishtulla ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë ku si rrallë herë ka folur rreth jetës së tij private.

 

Mandi habiti me rrëfimin e tij, duke zbuluar se është baba i 9 fëmijëve.

 

“Pasuria ime e vërtetë janë fëmijët e mi. Unë kam tre vajza, që kam fituar xh.enetin nga i madhi Zot, edhe me dy fitohet por kam tre vajza dhe 6 djem. Unë i kam me shumë bashkëshorte. Faleminderit Zotit që më ka dhënë vulën e pashait. Daja i djalit tim Jasinit është Florjani që ka kënduar ‘Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, tregoi Mandi në intervistën e tij në “D Night.”

 

Në një tjetër moment gjatë intervistës ai rrëfeu se ka pasur varësi nga drσga, gjë që e ka “detyruar” të largohet përkohësisht edhe nga muzika. Ai tha se ka qenë babai i tij i cili e ka ndihmuar kur ka qenë në atë situatë dhe më tej u ka bërë apel të gjithë atyre personave të cilët janë konsumues të lëndëve n.arkotike që të heqin dorë.

 

“Drσga, është një ίlaç që vret përditë edhe më shumë, drσga është një ilaç që njerëzit që janë martuar i kanë lënë edhe pa fëmijë, të vret ditë për ditë dhe orë pas ore. Unë kam një histori me edhe falenderoj babain tim i cili më është gjendur në kohët më të vështira të jetës time. Kisha bërë një pausë të jashtëzakonshme. Tani është bërë si modë në familje e pinë baba, nëna, goca, çuni.

 

Nuk është një gjest i mirë. Ajo për momentin të bën shumë happy, por nga mbrapa pse i kërkoni Zotit t’ju shpëtojë. Ju lutem hiqni dorë sepse jetojmë në një kohë që duhet të kërkohet buka dhe jo drσga”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...