Historia prekëse e 2-vjeçares me 6 sëmundje, i ati e braktisi, nëna: Nuk fle gjumë se kam frikë ta humbas

Adora është vogëlushja 2-vjeçare, që vuan nga 6 diagnoza dhe aktualisht po kurohet në Itali. Ajo ka përkujdesjen e vetme të nënës së saj, Dorina Shema, pasi i ati i ka braktisur.

 

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar të gjithë historinë e dhimbshme dhe gjithçka që po kalon. Dorina shumë e prekur ka theksuar se babai i Adorës kujtohet me të vetëm me kamera, pasi ka zgjedhur të jetojë me familjen e tij.

 

“Ka qenë datë 5 qershor i 2020 kur Adora erdhi në jetë. Diagnozat i kanë ardhur muaj pas muaji. Në moshën 6-muajshe, u diagnostifikua fillimisht, më pas në muajin e 7 me një tjetër diagnozë që në Shqipëri është shumë e rrallë. Në moshën 9-muajshe me një tjetër dhe më pas me kromozomin 17Q12, që po ashtu është e rrallë në Shqipëri.

 

Pasi erdhëm në Itali sepse udhëtimi jonë nuk mund të mbetej vetëm në Shqipëri. Ne morëm rrugën në Itali të vetme sepse unë jetoj vetëm me vajzë, vajza më ka mua dhe unë kam atë.

 

Nuk është zgjidhje të distancohesh apo të largohesh nga fëmija jote vetëm sepse ka probleme me shëndetin apo probleme të tjera, sepse në momentin që ke një vështirësi ti duhet të kesh pranë vetes një shpatull mashkullore dhe nuk është fare e lehtë të rrugëtosh e vetme, por nuk e gjykoj aspak palën prindërore, sepse çdo njëri e di vetë se çfarë bën. Rëndësi ka që unë ja kam lënë zotit të gjitha.

 

Unë nuk fle gjumë fare. Sepse kam shumë frikë. Kam frikë se ndoshta do më zërë gjumi natën dhe do e humbas, edhe do më ngelet ai pengu, ku do them: ‘Prit pak, pse fjeta gjumë’. Mund të jetë ora 3 ose 4 e mëngjesit dhe them: ‘O zot ma lerë edhe pak. Ma lër ashtu siç është, nuk ka rëndësi, thjesht ta kem parasysh. Thjesht ato që janë nëna më kuptojnë shumë mirë. Vetëm kur buzëqesh dhe merr frymë, është oksigjeni im”, tregoi ajo me lot në sy./abcnews.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...