Sa vjeç bën sot artisti i madh? Luftar Paja feston ditëlindjen, i biri i bën urimin epik aktorit të shquar

Artisti i Merituar dhe aq i dashur për publikun, Luftar Paja feston sot 81-vjetorin e lindjes së tij. Për t’ja bërë ditën edhe më të bukur, i biri, aktori i “Portokallisë” Gazmend Paja i ka bërë një urim të veçantë dhe me humor.

 

“Babo L. Ta gësosh ditën tënde. Po ai që e vodhi nuk ka faj fare”, shkruan ai me humor.

 

Puna dhe vepra e Luftar Pajës anë pjesë e rëndësishme dhe kontribut dallues në teatrin dhe filmin shqiptar. Ka mbi 36 role në kinematografi. Është protagonist në 12 komedi, në 7 drama nga më të njohurat dhe më përfaqësueset në dramaturgjinë shqiptare. Përfaqëson një galeri nga më spikatëset në varietenë shqiptare prej 63 vitesh.

 

Një aktor që i ka mishëruar si Luftar, karakteret shqiptare të labit, myzeqarit, minoritarin grek, dibranin, korçarin, etj., etj.

 

Sot kur e shënon edhe një vit shtesë në jetën e vet është i zënë, natyrisht në energjinë e tij të pashtershme, me xhirimet e filmit më të ri

 

“Vdekja le të presë” me regjisor Edi Topin. Luan në këtë film së bashku me kastën e famshme, të cilët tashmë njihen si korife të kinematografisë sonë si: Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita Xhepa…., etj., etj. Natyrisht, bashkë edhe me të birin

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...