XHUBLETA NË UNESCO, MALËSORJA: KRENARE, 150 VITE QË E KAM

Nga Senad Nikshiqi

 

Që prej 29 nëntorit të këtij viti xhubleta shqiptare, një veshje tradicionale e Malësisë së Madhe është e mbrojtur nga UNESCO, gjë të cilën e bëri të ditur ministrja e kulturës Elva Margariti. Por sa e rëndësishme është xhubleta për malësorët.

 

Kjo është Lena Gjeto Linadi një 73 vjeçare në Pjetroshan të Malësisë e Madhe e cila e ka trashëguar prej afro 150 vitesh xhubletën ndërsa ia dhuroi gjyshja e saj. 73 vjeçarja është e lumtur që xhulbeta do jetë pjesë e UNESCO ndërsa tregon se për herë të parë e veshi 18 vjeçe kur u martua.

 

Historia e çiftit Linadi është e veçantë. Dy familjet asokohe lidhën fjalën për këtë fejesë kur nënë Lena ishte vetëm 7 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Gjeto vetëm 10 vjeç. Gjeto Linadi tregon se si e priti gruan e tij deri sa mbushi 18 vjeçe dhe se si ajo erdhi e veshur me xhubletë.

 

Ajo që ndjejnë keqardhje çifti Linadi është se brezi i ri nuk e përdor më xhubletën, këtë pasuri të rrallë kombëtare.

 

Xhubleta për vajzat e gratë dhe çakshirët për djemtë e burrat në Malësinë e Madhe janë dy pasuri historike e kulturore që shënjojnë identitetin tonë kombëtarë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...