‘Pse moj zonja injorante’! Sindi e ‘Për’puthen’ i kthehet rëndë ndjekëses

Ajo mori vëmendje te “Për’puthen” dhe u komentua shumë në rrjet që ditën e parë në emisionin e dashurisë, ku tha se ishte e virgjër.

 

Është fjala për Sindi Locin,e cila tashmë është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo poston herë pas here foto të ndryshme në “Instagram” dhe bën biseda virtuale me ndjekësit e saj.

 

Së fundmi, Sindi ka postuar një video ku shfaqet shumë provokuese me një veshje ngjyrë të kuqe.

 

Teksa imazhet në fjalë kanë marrë shumë pëlqime dhe komplimente të shumta, ka pasur ndjekës që e kanë kritikuar. Disa fansa mendojnë se ajo ka ndryshuar shumë që pas pjesëmarrjes në “Për’puthen”.

 

“E tmerrshme je Sindi, të paktën mos e luaj të moralshmen këtu”, i ka shkruar një ndjekëse, të cilës Loci ka vendosur që t’i kthejë përgjigje.

 

“Pse moj znj. INJORANCE morali shihet tek veshja??? Shko gjej ndonjë skandal për mua nëse do gjesh dhe atëherë flit për moralin tim… dyshoj se do gjesh gjë se një femër me karakter dhe moral gjithmonë e tillë do ngelet pavarësisht zhulaqeve si puna jote që duan ta njollosin… E vërteta ngelet e vërtetë”, i është kthyer ashpër ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

 

Kjo nuk është hera e parë që Sindi Loci merr kritika nga fansat e saj për veshjen dhe që ekspozon shumë format trupore. Dhe ajo herë pas here u kthen përgjigje.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...