“Lashë babin në spital”, gazetarja Anila Hoxha tregon pengun e jetës

Gazetarja Anila Hoxha ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një intervistë ku foli për rrugëtimin 24-vjeçar në media.

 

E vlerësuar pak ditë më parë me një çmim për kontributin në luftën kundër dhunës ndaj grave, gazetarja kujtoi disa ngjarje të tilla që i kanë ngelur në memorie.

 

Nga historia e Kozetës, shoqes së universitetit që u vra në oborr e deri te vrasje të grave nga bashkëshortët e tyre.

 

Mirëpo, përballë pesë situatave pak më personale, Anila tregoi edhe një peng të sajin.

 

“Në 2014 babi ishte shtruar në spital. Ishte dhe viti kur nisi një hetim i thelluar për ish-guvernatorin e bankës Ardian Fullani. Dhe një nga këto raste kur ne po prisnim përgjigjet në spital, mua më vjen një mesazh nga një prej burimeve “do arrestojmë Fullanin”. I kam lënë vëllait çelësat dhe ika”, u shpreh gazetarja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME