“Injorantëve u jepet shumë kohë në TV”, por Bledi Salaj ka një mesazh edhe për Arbana Osmanin…

Moderatori i njohur, Blendi Salaj, ishte i ftuar në “Top Arena”, ku zhvilloi edhe një intervistë të shkurtër me moderatoren Alesia Bami. Kjo e fundit e pyeti Salajn në lidhje me marrëdhëniet me kolegët e tij, me të cilët ka bashkëpunuar ndër vite.

 

“Unë kam shkuar mirë me të gjithë. Kam punuar me Edi Manushin, me Arbana Osmanin në “Big Brother.” Janë njerëz që unë i dua sepse më përcjellin një pozitvitet të jashtëzakonshëm”– u përgjigj Blendi Salaj.

 

Një tjetër pyetje që iu drejtua gjatë intervistës është se kush është moderatori më i talentuar në Shqipëri sipas tij. Ai veçoi emrin e moderatores Arbana Osmani, teksa tha:

“Arbana Osmani realisht ka një vend të veçantë. Gjithë këta vjet që ka qenë në ekran, e ka bërë gjithçka me personalitet dhe inteligjencë dhe ka ditur të ruajë një marrëdhënie të jashtëzakonshme me publikun”

 

Po moderatori i dobët kush është sipas Blendi Salajt? Ky i fundit nuk veçoi emra, por tha: “Të dobët ka sa të duash, unë nuk shikoj shumë televizor nëse moderatorët janë të dobët.

 

Më mungon televizioni inteligjent, media inteligjente, që të bëjnë të mendosh, të ndjesh, personazhet që të frymëzojnë pozitivisht. Më kanë lodhur këta personazhet injorantë, ujqërit çakenjtë, që marrinmë shumë vend sesa meritojnë në ekran dhe japin një shembull që s’është i duhuri”, u shpreh Bledi.

Çfarë e pret Luizin jashtë shtëpisë së BBV? Sali Berisha e ka një ide, tani është në dorën e vetë këngëtarit

Luiz Ejlli, këngëtari që tashmë është kthyer në fenomen me lojën brenda shtëpisë së Big Brother nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për Sali...

Se kujt ja ka marrë këtë shprhje… “Për zhelesh do ju nxjerr të dyve”/ Luizi nuk mban nervat ndaj Amosit dhe Deas

Tensionet vijojnë të shtohen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas një nominimi që bëri Dea e cila kishte fituar provën e javës.   Po...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME