Iku na ‘Tv Klan’, Arian Çani tregon arsyet pse iku: Ai emision është fëmija im

“Fillon diku shumë shpejt”-kështu u shpreh Arian Çani për rikthimin e tij në ekran, me emisionin e tij “Zonë e Lirë”, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

 

Gjatë një interviste në “Natë me Aulonën”, gazetari foli për largimin e tij nga “Tv Klan”, ku prej vitesh kishte emisionin e tij çdo të premte. Teksa moderatorja i tha se “ishte tron ditës” lajmi se ai është larguar nga “Klan”, Ariani u shpreh se në fakt nuk është diçka edhe aq surprizuese.

 

“Zonë e Lirë” deri tani ka ndërruar tre televizione. Mund të kisha ikur edhe para tre vjetësh nga Klani, nuk është se ka ndonjë problem për mua. Ajo është një fëmija im ai emision, kudo që shkoj ai emision jam unë. Nuk ka rëndësi shumë kanali. Nuk duhet të jetë tr on ditëse. Asnjë nga ne nuk është i pazëvendësueshëm. Tregun kudo që e lë mbushet nga dikush tjetër, mbushet mirë apo keq kjo është një histori tjetër. E kam zgjetur këtë periudhë sepse kam pasur shumë oferta”- tha Ariani.

 

Por pse u largua Arian Çani nga “Tv Klan?” Gazetari nuk dha një arsye konkrete por tha se ka raporte të mira me drejtuesit dhe televizionin, duke shtuar më tej se “miqësia mes tyre është fake.”

 

“Në përgjithësi nuk kam folur asnjëherë kur jam shkëputur nga një vend dhe kam shkuar diku tjetër, nuk kam folur asnjëherë se pse e kam bërë. Kur krijon një marrëdhënie me një kanal/person, kur nuk jam më nuk i marr nëpër gojë. Marrëdhëniet me ta janë shumë miqësore, janë arsye të dorës së tretë pse kam ikur. Ti Aulona më vjen mirë që je vetëm, ti je ndarë në mënyrë miqësore kurse unë e kam miqësi fake (fallco)”- tha Ariani.

 

Sa i përket zërave se do të bëhet pjesë e “Abc News” ose “Top Channel”, gazetari u shpreh se është ende duke shqyrtuar opsionet që ka.

 

“Kisha një kërkesë nga Topi por nuk u bë. S’isha unë i bindur. Tani kam luksin ti jap kohë vetes të mos nxitohem”– tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Nga Boga në Pukë, ku po e kalojnë fundjavën liderët e politikës shqiptare (FOTO)

Ndërsa situata politike është shumë e “nxehtë”, moti nga...

Lepusha e Kelmendit, ngrihet bujtina e parë në vendin e staneve

“Histori Shqiptare”, udhëtoi këtë të diel drejt Lëpushës, ku...

Publiku kap “mat” produksionin e “BBVA”, ja çfarë shkruhej në zarfin e Dea Mishel

Pas lojës të inteligjencës, të cilën e fitoi Dea...

“Do ta marr…”/ Zbulohet çfarë i tha Luizi në vesh Efit pak sekonda para largimit nga shtëpia

Një nominim i papritur ka tronditur mbrëmjne e djeshme...