Fjalët e fundit të 35-vjeçares shtatzënë që u ekzekutua nga burri: Pasha këtë fëmijë që…

Djerreth orës 18:00 para Klinikës së Gjinekologjisë ka ndodhur humbje jete. Dyshohet se ish-burri ka vrarë gruan e tij shtatzënë. Ngjarja e saj ndodhi pikërisht në oborrin e kësaj klinike ku ka pasur edhe kalimtarë rasti.

 

Klan Kosova ka rënë në kontakt me një dëshmitare e cila i ka dëgjuar fjalët e fundit te gruas para se ajo te humbte jeten. “Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte. Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëll.uar dy herë”, ka shtuar dëshmitarja.

 

Si ndodhi rasti

Burimet e Gazetës Insajderi treguan se 35 vjeçarja që kishte qenë e shtrirë në klinik ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë. Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore.

 

Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë. Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili me armë zjarri beri aktin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...