“Ç’u duhet femrave doktoratura? Të lindin fëmijë 23 vjeç”, deklarata e Alfred Cakos ndez rrjetin

Deklarata e Alfred Cakos në “Rrethi katror”, ka nxitur debate të shumta në rrjet orët e fundit.

 

Teksa fliste për barazinë gjinore, Cako u shpreh se femrat nuk kanë nevojë të bëjnë doktoraturë, por të mjaftohen me arsimin e lartë dhe masterin, pasi sipas tij detyra e tyre është të merren me familjen. “Ç’ju duhet kjo doktoraturë femrave? Femrat një arsim të lartë normal dhe një master edhe të lindin fëmijët 23-24 vjeç”-shprehet Cako.

 

“Unë jam për barazi midis femrës dhe mashkullit, por jo në kuptimin e barazisë që i japin këto teoritë feministe. Nuk është barazi që femra të shkojë të bëjë doktoraturë dhe burri të lajë pjatat e të rrisë fëmijët. Sepse Zoti e ka bërë që femra duhet të edukojë fëmijët dhe burri duhet të bëjë doktoraturë dhe të punojë. Femra duhet të jetë komandante dhe ministre e brendshme në shtëpi dhe burri duhet të jetë komandant jashtë shtëpie.

 

Kjo është në përgjithëse se ka dhe raste të veçanta kur një femër ëshët talent i madh dhe sigurisht do t’i bëjë, por jo të kthehet në modë që femrat të bëjnë doktoraturë. Ç’ju duhet kjo doktoraturë femrave? Femrat një arsim të lartë normal dhe një master edhe të lindin fëmijët 23-24 vjeç. Ç’është kjo që femrat deri 40 vjeç vazhdojnë shkollën”, tha Cako.

 

Deklarata e Cakos ka nxitur reagime të shumta e kritika në rrjete sociale. Disa prej tyre i ka publikuar Ina Kollçaku, e cila reagoi edhe në studio pas deklaratës së Cakos. Reagimi i Inës: “Mëmësia dhe gjithë procesi i rritjes së fëmijës është instikt që lind me gruan. Nuk është mendim nevoja për të qenë nënë. Organizmi dhe vezoret e tua që kërkojnë që ti të riprodhohesh nuk bëhet nga mjedisi ku ti jeton.

 

Është një thirrje e brendshme që unë personalisht kam filluar ta ndjej, që thjesht ta kërkon trupi dhe nuk ka lidhje me se çfarë do të bësh ti me karrierën. Njerëzit që kanë nënë duhet të kuptojnë që nëna e tyre është një rol social. Nëna është individ dhe ka të drejtat e veta si individ përveç faktit të të qenurit nënë. Nëna ka të drejtë të ketë paratë e saj, punën e saj, të jetë e pavarur, të keyë arritjet e veta e personale. Mëmësinë nuk ta heq karriera”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...