Aksident i rëndë në Itali, çifti shqiptar në gjendje kritike për jetën

Një tjetër aksident i rëndë ku përfshihen shqiptarë kë ndodhur në Itali.

 

Një çift shqiptarësh ndodhen në gjendje kritike pas një aksidenti të frikshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në Marola, Vicenza.

 

Siç raportojnë mediet italiane, në aksident janë përfshirë tre makina, ku më së shumti e kanë pësuar shoferi dhe pasagjerja shqiptare e “Audi A3”, pjesa e përparme e të cilit u shkatërrua plotësisht.

 

Çifti i bashkëshortëve janë dërguar në gjendje shumë të rëndë në spitalin Sant’Andrea.

 

Dyshohet se makina me të cilën udhëtonin dy shqiptarët ka qenë me shpejtësi të madhe dhe fillimisht ka goditur një makinë të bardhë ku ndodheshin dy të rinj, e më pas një tjetër automjet, ku ndodhej një person.

 

Të tre personat që ndodheshin në makinat e tjera nuk kanë pësuar lëndime të rënda.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...