Xhubleta shqiptare, pasuri e gjithë botës! Merret në mbrojtje nga UNESCO

Xhubleta shqiptare, aseti i rëndësishëm kulturor me vlera historike, është marrë nën mbrojtjen e UNESCO-s.

 

Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s, dhe tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

 

Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
“Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë!

 

Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!”– shkruan ministrja.

 

Prodhimi i xhubletës tradicionale me të gjithë parametrat e saj ka ndalur në vitet ’50 apo ’60. Të prodhohet një xhubletë kërkonte 6 deri në tetë muaj.

Xhubleta në trajtë kambane, e valëzuar në pjesën e pasme, ruan fort mirë në kohë lufte identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve edhe simboleve të ndryshme, që tregojnë besimin në Zot edhe bukurinë e femrës malësore. Veshja konsiderohet unike për shkak të formës, strukturës dhe mënyrës se si është zbukuruar me grep.

Arkivi shtetëror ka rreth 33 xhubleta. Koleksionet private shkojnë nga disa dhjetëra në qindra.

 

Një xhubletë mbi 100 mijë vjeçare e krahinës Kelmend- Dukagjin, e cila mbart vlera kulturore të rëndësishme po aq sa gjuha dhe historia, ka qenë pjesë edhe e emisionit “Artkand” në Top Channel.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Zbulohet e vërteta/ Ish-banori Big Brother VIP flet për sëmundjen e rrallë të Luiz Ejllit

Historia e sëmundjes së rrallë të Luiz Ejllit ka...

Kiara i vë “kusht” Luizit: ‘S’të puth më po s’fitove’! Kthehemi sërish tek 24 dhjetori

Nis “Sfida e rezistencës”. Banorët u pozicionuan në vendin...

Sula njeriu model kerkon grua pasi i ka vdekur bashkeshortja. E kam shtepin …

Një tjetër prezantim është shfaqur ditën e sotme në...