Kthehet në Shqipëri pas 6 vitesh për t’u martuar, emigranti por zbulon se shteti i kishte bere gjëmën

Julian Mjeshtri prej 10 vitesh emigrant në Itali, i lindur dhe i rritur në Berat kishte 6 vjet pa ardhur në Shqipëri. Kur kthehet për një dasëm, kërkon për të marrë një certifikatë.

 

Por në këtë moment mëson se i kishin kaluar gjendjen civile nga Berati në Tiranë, në zonën e Kasharit.

 

Julian Mjeshtri: Kisha 6 vite pa u kthyer në Shqipëri. U ktheva, se kisha një dasëm. Vajta në gjendjen civile për të nxjerrë një certifikatë. Më tha që gjendja civile e juaja është transferuar në Kashar të Tiranës. Unë nuk e di, kush e ka çuar, kush e ka bërë. Ju drejtova juve me shpresën që të mund të më ndihmoni me dicka sepse më duhen dokumentet.

 

Gazetarja: Ti ke ndonjë shtëpi në Kashar të Tiranës?

 

Julian Mjeshtri: Jo, asnjëherë! Jam lindur e rritur në Berat dhe në Berat e kam shtëpinë pavarësisht, që jetoj në Itali.

 

Gazetarja: Julian, merr anën pozitive je bërë banor i kryeqytetit.

 

Julian Mjeshtri: Atë po, por më mungon shtëpia në Tiranë.

 

Emisioni “Stop” i është drejtuar zyrës së Gjendjes Civile në Kashar, por aty thonë, se verifikimet janë bërë nga CEZ për banorët e kryeqytetit. Në zyrën e Gjendjes Civile, Rajoni 1 në Berat japin disa opsione, që zotëria të mund të kthehet banor i Beratit. Më e thjeshta, për Julianin që jeton në Itali, është E-albania.

 

Gjendja Civile Kashar: Në 2019-ën ka filluar azhornimi i adresave për çdo qytetar, si për ne dhe për juve.

 

Gazetarja: Në qoftë se unë dua të vij dhe të kaloj pashaportizimin në Kashar, çfarë më kërkohet?

 

Gjendja Civile Kashar: Dokumenti i shtëpisë, fotokopje e kartave, siç i kemi këtu, në qoftë se do! Juliani në qoftë se nuk do të vendoset te kjo adresa, se ndoshta mund të ketë patur 2 shtëpi.

 

Gazetarja: Si e provon, që e ka gjetur në Tiranë këtë qytetarin?

 

Gjendja Civile Kashar: Shtëpi më shtëpi kanë shkuar ata të ÇEZ-it, që është bërë ajo adresari për të gjithë shtetasit.

 

Gazetarja: Këtë qytetar për 6 vite nuk e kanë gjetur askund, se ka qenë emigrant.

 

Gjendja Civile Kashar: Atëherë dokumentacionin nuk mund ta gjesh këtu te Adelina mi motër!

 

Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt qytetit të Beratit dhe i është drejtuar Gjendjes Civile Nr. 1 të këtij qyteti për të kuptuar se si ka ndryshuar gjendja civile e Julian Mjeshtrit dhe cila mund të jetë zgjidhja që Juli të kthehet sërish banor i qytetit të Beratit

 

Gjendja Civile Berat: Sistemi Kombëtar i Adresave, thotë që Julian Mjeshtri me kod të Gjendjes Civile është këtu tek ne, por me adresë banimi i ka nxjerrë adresën, Bashkia Tiranë, njësia administrative Kashar, fshati Yzberisht. Domethënë këtë ia ka nxjerrë Sistemi Kombëtar i Adresës, tani që Juliani të marrë certifikatën për vete, duhet të bëjë saktësimin e adresës, që do të thotë se nëse ai ka shtëpi këtu, le të sjellë…

 

Gazetarja: Shtëpinë e prindërve

 

Gjendja Civile Berat: Shtëpinë e prindërve, një fotokopje të certifikatës së pronës të shtëpisë që ai ka këtu, një vërtetim nga Zyra e Urbanistikës që e merr në Bashki dhe ne bëjmë veprimet, t’i rregullojmë adresën.

 

Gazetarja: Problemi është që zotëria është jashtë shtetit, është në Itali, nuk e ka luksin dhe mundësinë për të ardhur dhe për të bërë këto ndryshime sepse thotë: Unë nuk kam shtëpi në Tiranë dhe prej 10 vitesh jam në Itali, 6 vite kam që nuk kam ardhur fare dhe marr vesh për një vizitë dy-ditore në Shqipëri se më kanë çuar në Tiranë.

 

Gjendja Civile Berat: Atëherë le të bëjë një prokurë të posacme, ku të autorizojë dikë tjetër që të bëjë këtë veprimin. Është fare e thjeshtë. Saktësimin e adresës mund ta bëjë edhe nëpërmjet portalit E-albania duke hedhur adresën e vet dhe duke hedhur aty dhe skanuar certifikatën e pronës dhe ne bëjmë pranimin në sistem. Domethënë që aty në Itali ku ai është e bën vetë.

 

Julian Mjeshtri së bashku me nënën e tij kanë falenderuar emisionin “Stop”.

 

Julian Mjeshtri: Si ka mundësi, kur unë jam lindur e rritur në Berat dhe jam emigrant në Itali? Unë ju falenderoj shumë nga zemra.

 

Nëna e Julianit: Faleminderit! Ju puthim Shqipëria! Ju duam shumë! Ju falenderoj shumë motra!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...