Plas keq sherri në Top Channel, debati mes Salsano Rrapit dhe Arditit: Të kam parë e di çfarë skuthi je

Me debate të ashpra është shoqëruar spektakli i mbrëmshëm në Dancing With The Stars. Protagonistë të debatit janë bërë aktori i njohur i Portokallisë, Salsano Rrapi dhe këngëtari Ardit Çuni.

 

Gjithë debati mes tyre nisi pas publikimit të disa pamjeve back stage të konkurrentëve, ku Salsano e cilësoi Arditin si ‘skuth’, ndërsa këngëtari a kuzoi aktorin se ky i fundit nuk di të bëjë asgjë në kërcim.

 

DEBATI MES TYRE:

Arditi: Përherë jam ndalur për të folur në lidhje me spektaklin dhe asnjëherë se kam bërë personale. Unë gëzoj respekt për Salsanon dhe prisja që për kaq vite karriere që ai ka, të isha më shumë mbështetje. Por, nga java në javë kam dëgjuar të hidhen fjalë dhe të gjykohet Arditi.

 

S’kam kujt ti them askujt se kush jam, pasi kemi një juri që vlerëson dhe vendos. Unë jam ndalur gjithmonë në kërcimet e tua, ndërsa ti te karriera ime. Kështu që bravo të qoftë ty dhe jo mua.

 

Salsano: S’ka lidhje kjo. Unë ty të njoha kur hyre ne Big Brother, s’ka gjë të keqe këtu. Është mungesa ime e informacionit.

 

Arditi: Të gjithë nuk më njohin, ashtu siç nuk më kanë qejf.

 

Salsano: Me atë që ke thënë që ky nuk bën asgjë, veç merr pikë’. Kjo është ofendim për mua, pasi kam kaq kohë që jam duke bërë dy programe. Së dyti dhe Lorin që lodhet këtu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME